Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SPAK me detaje për operacionin ndërkombëtar që çoi në arrestimin e Ermal Beqirit

01/08/2026 - 17:32
në Lajme
A A
SPAK me detaje për operacionin ndërkombëtar që çoi në arrestimin e Ermal Beqirit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

SPAK ka publikuar detaje të reja lidhur me operacionin ndërkombëtar që çoi në arrestimin e Ermal Beqirit në Francë, si dhe zbulimin e një pasurie të paluajtshme e financiare me vlerë miliona euro, e cila dyshohet se rrjedh nga veprimtari kriminale.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Beqiri ishte regjistruar si person nën hetim që prej 5 dhjetorit 2025. Ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash të rënda penale, duke përfshirë:

Korrupsion aktiv dhe pastrim parash;
Shkelje të barazisë në tendera dhe konkurrencë të paligjshme me dhunë;
Grup i strukturuar kriminal;
Heqje e paligjshme e lirisë.

Më 15 dhjetor 2025, Gjykata e Posaçme (GJKKO) caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa pak ditë më vonë SPAK mundësoi shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar përmes një Red Notice të Interpolit.

Pasi siguroi informacione se Beqiri fshihej në territorin francez, SPAK kërkoi zyrtarisht ndihmën e autoriteteve atje më 19 qershor 2026. Përmes bashkëpunimit me Shërbimin e Sigurisë së Brendshme (SSI), Policinë Gjyqësore Franceze (DNPJ) dhe Zyrën Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO), u bë i mundur jo vetëm lokalizimi i tij, por edhe zbulimi i një pasurie marramendëse.

Asetet e identifikuara nga autoritetet franceze:

Llogari bankare: Më shumë se 2 milionë euro;
Kështjellë në Oise: Blerje me vlerë rreth 2.6 milionë euro;
Prona të tjera: Dy apartamente, mjetet motorike dhe asete të tjera luksoze.

SPAK ka dërguar tashmë një letërporosi (kërkesë për ndihmë juridike) te autoritetet franceze me qëllim sekuestrimin e menjëhershëm të këtyre pasurive, ndërsa hetimi financiar vazhdon për asete të tjera të mundshme.

Kapja e Ermal Beqirit më 24 korrik 2026 erdhi pas një incidenti të pazakontë ajror. Beqiri u vu në pranga pasi hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar mbi centralin bërthamor të Penly-t, duke u detyruar më pas të ulej në aerodromin e Albert-it.

Pas arrestimit, gjykata franceze vendosi ta mbajë atë në paraburgim me qëllim ekstradimin. Në kuadër të kontrolleve të ushtruara në pronat e tij në Francë, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale sende me interes të lartë për hetimin.

JU REKOMANDOJMË

Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar
01/08/2026 - 18:12

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi për situatën e vështirë energjetike dhe hidrologjike të shkaktuar nga temperaturat e larta dhe nivelet e ulëta të ujit në Danub, të cilat...

Më shumëDetails

DASH paralajmëron amerikanët në Lindjen e Mesme ta shqyrtojnë largimin ose të rrijnë gati

DASH paralajmëron amerikanët në Lindjen e Mesme ta shqyrtojnë largimin ose të rrijnë gati
01/08/2026 - 18:00

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë një paralajmërim të gjerë qytetarëve amerikanë në Lindjen e Mesme, duke u kërkuar që ta “shqyrtojnë largimin ose të jenë të...

Më shumëDetails

Aksident në dalje të Pejës, kombi përplas motoçikletën

Punëtori bie nga lartësia në kantierin e “Fjordi SHPK” në ”Royal Green Residence” – arrestohet pronari
01/08/2026 - 17:43

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme, në Pejë. Rreth orës 16:25, në fshatin Ramun, ndodhi një përplasje ndërmjet një kombi dhe një motoçiklete. Zëdhënësi i policisë...

Më shumëDetails

Lufta me Iranin vë në presion SHBA-në, gjenerali amerikan paralajmëron mungesë forcash për mbrojtjen e Izraelit

Lufta me Iranin vë në presion SHBA-në, gjenerali amerikan paralajmëron mungesë forcash për mbrojtjen e Izraelit
01/08/2026 - 17:27

Komandanti më i lartë ushtarak amerikan në Evropë paralajmëroi Pentagonin këtë javë se nuk ka forca të mjaftueshme detare për të vazhduar mbrojtjen e Izraelit nga sulmet me...

Më shumëDetails

“Largohuni nga ky shtet”: Refugjatët ukrainas po ndihen gjithnjë e më të pasigurt në Poloni

“Largohuni nga ky shtet”: Refugjatët ukrainas po ndihen gjithnjë e më të pasigurt në Poloni
01/08/2026 - 17:08

Pak para se ajo dhe i dashuri i saj u rrahën brutalisht në rrugët e qytetit polak të Vroklavit, ukrainasja e quajtur Anastasia Kitsay ishte brenda një dyqani...

Më shumëDetails

Dogana zbulon 157 palë atlete të padeklaruara në Vërmicë

Dogana zbulon 157 palë atlete të padeklaruara në Vërmicë
01/08/2026 - 16:50

Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave të padeklaruara gjatë një kontrolli rutinor të zhvilluar në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë. SipasDoganës, zyrtarët e saj ndaluan një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • 32 vjet burgim për të akuzuarit në rastin “Toka 2”: Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu, Avni Maxhuni dhe Nexharije Hoti – konfiskohen 45 ngastra kadastrale

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë