Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktgjykimi i arsyetuar – Vr’asja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

01/08/2026 - 19:29
në Lajme
A A
Aktgjykimi i arsyetuar – Vr’asja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aktgjykimi i arsyetuar – Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Lajme

Gazeta Express01/08/2026 18:22
Gjykata Themelore në Prishtinë kishte denuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim për vrasjen e Liridona Ademajt. Sipas aktgjykimit të arsyetuar, vrasja ishte planifikuar dhe inskenuar si grabitje, ndërsa motivi kryesor ishte përfitimi pasuror nga polisa e sigurimit jetësor dhe motive personale të Murselit.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 21 prill 2026, ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, pasi janë shpallur fajtorë për vrasjen e Liridona Ademajt. Më 6 korrik 2026, Gjykata publikoi edhe aktgjykimin e arsyetuar të këtij rasti,

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 6 korrik 2026, është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i akuzuari Naim Murseli, për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, si dhe për shkak të mllefit e dëshirës për hakmarrje, kishte bërë plan ta largonte Liridonën nga jeta e tij. Sipas aktgjykimit, pas datës 25 qershor 2022, kur ishte paguar polisa e sigurimit jetësor në emër të Liridona Ademajt, në shumën prej 3,000,000 kronash suedeze, ai kishte synuar që, përveç vrasjes, të përfitonte edhe dobi financiare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për këtë qëllim, Naim Murseli ia kishte shpalosur planin e tij Kushtrim Kokallës, duke i kërkuar që të gjente mundësi për vrasjen e saj. Fillimisht, Kokalla kishte refuzuar, por më pas kishte gjetur të akuzuarin Granit Plava, të cilin e kishte njoftuar me Naim Murselin. Sipas aktgjykimit, të tre ishin dakorduar që Plava ta kryente vrasjen, ndërsa Murseli t’ia paguante kompensimin në shumën prej 30,000 eurosh.

Ndërkaq, më 29 nëntor 2023, Murseli kishte siguruar armën e zjarrit të markës “Zastava”, të cilën e kishte blerë nga i akuzuari Tom Dodaj për shumën prej 280 eurosh. Më pas, atë armë ia kishte dorëzuar të akuzuarit Granit Plava, i cili e kishte përdorur për vrasjen e Liridona Ademajt.

Sipas aktgjykimit, po atë ditë, në intervalin kohor nga ora 20:11 deri në orën 20:18, në vendin e dakorduar me të akuzuarin Murseli, ku ngjarjen e kishin inskenuar si grabitje, Naim Murseli, në mënyrë dinake, e kishte mbajtur me dorën e tij të djathtë tani të ndjerën Liridonë për krahun e saj të majtë, me qëllim që ajo të mos i shmangej plumbit. Më pas, Murseli kishte dalë nga vetura së bashku me fëmijët dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Tutje, Gjykata ka vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i akuzuari Granit Plava, pas marrëveshjes paraprake me Naim Murselin, më 29 nëntor 2023, në intervalin kohor nga ora 20:11 deri në orën 20:18, në fshatin Bërnicë, në rrugën “Dalip Alshiqi”, në lagjen “Chelsea Point”, Komuna e Prishtinës, kishte vepruar sipas planit të dakorduar. Sipas aktgjykimit, Murseli, me veturën e tij BMW, i kishte dhënë shenjë me dritat e automjetit të akuzuarit Granit Plava, i cili më pas kishte dalë përpara veturës me maskë në kokë dhe pistoletë në duar.

Në ato çaste, Naim Murseli kishte ndaluar dhe fikur motorin e veturës, ndërsa me dorën e tij e kishte mbajtur Liridonën për krahun e dorës së majtë. I akuzuari Granit Plava, për kompensimin e dakorduar prej 30,000 eurosh, nga afërsia dhe drejtpërdrejt përmes dritares gjysmë të hapur në anën e pasagjerit, kishte shtënë një fishek nga pistoleta në drejtim të Liridonës, duke e qëlluar në kokë, prapa veshit të djathtë. Si pasojë e lëndimeve të marra, ajo kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Ndër tjerash, Gjykata ka konstatuar se Granit Plava, nga data 29 nëntor 2023 rreth orës 14:00 deri më 1 dhjetor 2023 rreth orës 16:15, kur është kryer bastisja në shtëpinë e tij në fshatin Cërmjan, Komuna e Gjakovës, ka mbajtur pa autorizim dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore armën e markës “Zastava” dhe 19 fishekë të kalibrit 6 mm, armë me të cilën, sipas aktakuzës, është kryer vepra penale. Kjo armë, sipas aktgjykimit, ishte blerë nga Naim Murseli prej Tom Dodajt për shumën prej 280 eurosh.

Në vendim thuhet se po ashtu është vërtetuar se Kushtrim Kokalla, pasi Naim Murseli i kishte kërkuar të gjente mundësi për vrasjen e Liridona Ademajt, fillimisht kishte refuzuar, mirëpo më pas e kishte gjetur Granit Plavën, të cilin e kishte njoftuar me Naim Murselin. Sipas aktgjykimit, të tre ishin dakorduar që Plava ta kryente vrasjen.

Ndërkaq, Gjykata ka konstatuar se nuk është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se Kushtrim Kokalla, edhe pse kishte pasur njohuri për veprën penale të kryer, nuk i kishte lajmëruar organet kompetente për kryerësit apo për veprën penale të vrasjes, planifikimi i së cilës ishte bërë me pjesëmarrjen e tij aktive, së bashku me Naim Murselin dhe Granit Plavën, e që fillimisht nga organet kompetente ishte hetuar si rast grabitjeje.

Gjykata ka analizuar edhe elementet e veprës penale. Për veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, përcaktohet: “Privon nga jeta anëtarin e familjes”, ndërsa për ekzistimin e kësaj forme të vrasjes duhet të plotësohet kushti objektiv, i cili konsiston në faktin se vrasja kryhet ndaj një anëtari të familjes. Në rastin konkret, Naim Murseli dhe viktima kanë qenë anëtarë të familjes, përkatësisht bashkëshortë.

Po ashtu, nënparagrafi 1.4 përcakton: “Privon nga jeta personin tjetër në mënyrë mizore apo dinake”, që nënkupton se, në mënyrë dinake, mashtruese dhe me qëllim të keq, duke shfrytëzuar besimin e veçantë të viktimës, kryhet vrasja me qëllim që viktima të privohet nga jeta pa rezistencë ose me rezistencë sa më të vogël.

Ndërsa, nënparagrafi 1.6 i po këtij neni përcakton se: “Privon nga jeta personin tjetër me qëllim të fitimit të dobisë pasurore”, element që plotësohet edhe kur kryesi synon të përfitojë dobi pasurore dhe është i vetëdijshëm për shkaktimin e vdekjes, duke u pajtuar që ajo të ndodhë.

Në vendim thuhet se: “Në këtë çështje penale, dashja jo vetëm që ka qenë e drejtpërdrejtë, por ajo ka qenë e një niveli mjaft të lartë. Kjo për faktin se ajo është mirë menduar dhe mirë përgatitur dhe në fund është përfunduar pa asnjë vështirësi, duke e lënë të vdekur në vend një viktimë të re, madje në sytë e fëmijëve të saj të vegjël.”

Po ashtu, Gjykata ia ka falur besimin edhe dëshmisë së të dëmtuarit-dëshmitarit L.A., me të cilën është vërtetuar se Naim Murseli, me dashje dhe paramendim, ka kryer veprën penale që i vihet në barrë. Sipas aktgjykimit, ai veprimet e tij dinake i kishte ndërmarrë pa shfaqur asnjë emocion dhembshurie apo pendese, gjë që, sipas Gjykatës, dëshmohet edhe nga fakti se pas ekzekutimit të tani të ndjerës Liridona Ademaj kishte shkuar në hotelin “Swiss Diamond”.

Lidhur me vërtetimin e gjendjes faktike, Gjykata ka marrë për bazë edhe deklarimin e ekspertit Dr. Naim Uka, nga i cili është vërtetuar se tani e ndjera Liridona Ademaj, pak para se të ndodhte vrasja, ishte mbajtur me forcë për krahun e dorës së majtë, në mënyrë dinake, me qëllim që të mos i shmangej plumbit.

Po ashtu, Gjykata ia ka falur besimin edhe Raportit informues të datës 27 dhjetor 2023, i cili përmban deklarata, kërkesa të ndryshme, urdhëresa, procesverbale të marrjes në pyetje të të akuzuarve dhe dëshmitarëve, si dhe mesazhe e raporte forenzike lidhur me këtë çështje penale. Në raport paraqiten edhe mesazhet e dërguara përmes aplikacionit WhatsApp nga i akuzuari Naim Murseli drejtuar të akuzuarit Granit Plava.

Në aktgjykimin e Gjykatës Themelore thuhet se nga një video/audio-incizim është shkëputur pjesa kohore ku dëgjohet e shtëna me armë dhe konstatohet qartë se në vendin e ngjarjes është dëgjuar vetëm një e shtënë, e cila përputhet me vrasjen e Liridona Ademajt. Po ashtu, sipas aktgjykimit, i akuzuari Murseli ka pohuar se e ka blerë armën me të cilën më pas është vrarë tani e ndjera Ademaj.

Ndër tjerash, në vendim thuhet se nga raporti i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë është vërtetuar se gjurmët biologjike të gjetura në këtë rast penal nuk përputhen me asnjë nga profilet e regjistruara në bazën e të dhënave të ADN-së dhe se autorët e këtij krimi janë të akuzuarit Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Gjykata ka analizuar edhe pretendimet e Prokurorisë, të cilat i ka vlerësuar si të drejta dhe të bazuara, duke konstatuar se ato përputhen me gjendjen faktike. Sipas Gjykatës, Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla kanë bërë marrëveshjen dhe përgatitjet për kryerjen e veprës penale, ndërsa vrasjen e ka kryer Granit Plava, kundrejt premtimit për shpërblim nga i akuzuari Murseli.

Sa u përket pretendimeve të mbrojtësve të të akuzuarve, Gjykata ka vlerësuar se ato përmbajnë qëndrime kundërthënëse, të paqëndrueshme dhe në kundërshtim me provat materiale. Sipas aktgjykimit, këto pretendime janë larg logjikës juridike dhe ngjasojnë më tepër me një tentativë për shtrembërimin dhe çrregullimin e gjendjes faktike sesa me përpjekje për zbardhjen e së vërtetës. Gjykata ka vlerësuar se provat materiale dhe personale, në mënyrë të drejtpërdrejtë, kanë individualizuar veprimet e secilit prej të akuzuarve, duke vërtetuar fajësinë e tyre në raport me veprat penale që u janë vënë në barrë.

Andaj, Gjykata ka konstatuar se në veprimet e të akuzuarve janë manifestuar të gjitha elementet e veprave penale për të cilat akuzohen dhe se ata janë penalisht përgjegjës, pasi nuk ka gjetur asnjë bazë ligjore që do të mund ta përjashtonte përgjegjësinë e tyre penale në raport me bashkëkryerjen e këtyre veprave penale.

Ndryshe, sipas aktakuzës, Naim Murseli ngarkohet se ka organizuar vrasjen për motive personale, ndërsa Granit Plava akuzohet për ekzekutimin e saj, me ndërmjetësimin e Kushtrim Kokallës.

Në anën tjetër, mbrojtja e të akuzuarve ka kundërshtuar akuzat, duke theksuar mungesën e provave direkte dhe duke kërkuar që vendimi të bazohet vetëm në prova konkrete. Të akuzuarit kanë mohuar përfshirjen në vrasje.

Gjatë fjalëve përfundimtare, familja e viktimës ka kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit.

JU REKOMANDOJMË

Ymeri: Interesi i Vetëvendosjes është dobësimi i LDK-së

Ymeri: Qeveria Kurti ka qasje armiqësore ndaj sindikatave, kjo dëmton frymën sindikale
02/08/2026 - 22:36

Analisti Visar Ymeri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka në interes dobësimin e vazhdueshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas Ymerit, shumica e votave të Lëvizjes Vetëvendosje...

Më shumëDetails

Dyshimet për varrezë të dytë masive, U.D Presidentja Haxhiu thotë se drejtësia ende nuk është vënë në vend

Haxhiu thotë se Prokuroria duhet ta ftojë Ramush Haradinajn për shkak të deklaratave se Kurti është i lidhur me Serbinë
02/08/2026 - 22:23

U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dyshimeve për një varrezë të dytë masive në Zubin Potok, duke thënë se ky rast është një rikujtim i...

Më shumëDetails

“Nëse vazhdohet kështu nuk ka kuptim që të ekzistojnë” – Kelmendi thotë se nevojiten ndryshime radikale te partitë opozitare

Kelmendi: Nëse Mandiq zgjidhet kryeparlamentar i Malit të Zi, kërcëohet siguria e rajonit
02/08/2026 - 21:48

Autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka kërkuar ndryshime radikale në mënyrën e udhëheqjes së partive të ish-opozitës në Kosovë. I ftuar në emisionin VV Show me Vehbi...

Më shumëDetails

OVL e UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, institucionalizim i mohimit të krimeve të luftës në Kosovë

OVL e UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, institucionalizim i mohimit të krimeve të luftës në Kosovë
02/08/2026 - 20:54

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj nderimit të njësive ushtarake serbe, duke e cilësuar këtë veprim si një akt që, sipas saj, institucionalizon mohimin...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale: Identifikohet një lokacion i dyshuar me mbetje mortore në Zubin Potok

Prokuroria Speciale: Identifikohet një lokacion i dyshuar me mbetje mortore në Zubin Potok
02/08/2026 - 20:14

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se gjatë veprimeve hetimore që po zhvillohen në Zubin Potok është identifikuar një lokacion...

Më shumëDetails

Çitaku: Kurti po u tregon përralla me gjermanë e rusë, mërgimtarët kanë nevojë për shtetin, po presin me orë nëpër kufij

Çitaku: 1400 biznese po shkyçen, situata është alarmante – qytetarët tash po përballen me rrezikun e papunësisë masive
02/08/2026 - 20:03

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me pritjet e gjata të mërgimtarëve në kufijtë e vendeve përreth, duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • MINT publikon çmimet e derivateve, kaq kushton nafta sot

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestimi i kosovarit në kufi me Hungarinë, çka thotë MPB-ja serbe?

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë