Sipas të dhënave të fundit, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë arrijnë deri në dy orë e gjysmë.
Për dalje nga kjo pikë kufitare, pritjet janë rreth 40 minuta.
Ngarkesë të shtuar ka edhe në pikën kufitare në Merdarë, ku qytetarët po presin 60-80 minuta për të hyrë në Kosovë.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, pa pritje të theksuara për qarkullim.














