ai është transferuar nga Spitali i Pejës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas Klan Kosovës, pacienti është në gjendje jo stabile, ndërsa pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme në QKUK është dërguar në sallën operative të Emergjencës.
Ndërhyrja po kryhet nga ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit, ndërsa pas intervenimit pacienti pritet të transferohet në Mjekimin Intensiv Qendror (MIQ).
Ndërsa gjatë ditës, zëdhënësi i Policisië së Ksoovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar se në aksident ishin të involvuara një kombi dhe një motoçikletë
Sot rreth orës 16:25, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Ramun-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një kombi dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor” deklaroi Rugova.













