Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për lejimin e funksionimit të parkingjeve private. Kështu ka bërë të ditur, Leutrim Retkoceri, drejtor i Shërbimeve Publike në kryeqytet.
Retkoceri ka thënë se kjo leje është e përkohshme dhe vlen për 30 ditë, deri në përfundimin e procedurave administrative për pajisje me leje.
Postimi:
Prishtina ka nevojë për zgjidhje që garantojnë funksionim, jo bllokim.
Për këtë arsye kemi marrë vendim që të lejojmë përkohësisht, për 30 ditë, operimin e parkingjeve private që plotësojnë kushtet e sigurisë dhe të qarkullimit, deri në përfundimin e procedurave administrative për pajisje me leje.
Interesi publik, funksionimi normal i Kryeqytetit dhe zbatimi i Ligjit ecin paralelisht. Kjo është pikërisht ajo që garanton ky vendim.













