Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dasma e nipit i kushton 48 orë ndalim – 67-vjeçari pranon se shtiu me kallashnikov dhe pistoletë me gaz në Podujevë

02/08/2026 - 13:05
në Lajme
A A
Një burrë e qëllon me armë zjarri një tjetër në Pejë – i lënduari në spital, i dyshuari shkon vetë në polici
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një aheng familjar në Podujevë përfundoi me ndërhyrjen e Policisë, pasi raportimet për të shtëna me armë çuan në arrestimin e një 67-vjeçari, i cili pranoi se kishte shtënë në ajër për të festuar martesën e nipit të tij.

Sinjali mëson se i dyshuari është Sabri Osmani.

Sipas burimeve, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 1 gushtit, rreth orës 22:00, në fshatin Majac të Podujevës, ku Policia mori informacione operative për të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, i dyshuari është paraqitur para zyrtarëve policorë dhe ka pranuar se kishte shtënë në ajër me një pushkë automatike AK-47 dhe një pistoletë me gaz, duke deklaruar se po festonte martesën e nipit të tij.

Ai i ka dorëzuar vullnetarisht Policisë pushkën automatike me një karikator dhe pistoletën me gaz, po ashtu me një karikator.

Me pëlqimin e pronarit është kryer bastisje në lokacion, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të pushkës automatike dhe katër gëzhoja të pistoletës me gaz, të cilat janë marrë si prova materiale.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Podujevë, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa Sabri Osmani është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
25/09/2026 - 23:04

Bilall Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së dhe debateve për themelimin e Gjykatës...

Më shumëDetails

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim
25/09/2026 - 22:42

Protestë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së është zhvilluar edhe në Prizren. Platforma Liria ka Emër ka ndarë pamje nga atje, ku shihen mijëra të pranishëm. ‘’Mijëra qytetarë...

Më shumëDetails

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje
25/09/2026 - 22:38

Kosova ka humbur zyrtarisht mbi 40 milionë euro nga Bashkimi Evropian për shkak të bllokadës politike në Kuvend, gjë që ka shtyrë kryeministrin Albin Kurti të paralajmërojë rrezikun...

Më shumëDetails

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim
25/09/2026 - 22:27

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Tempus” në T7, ka folur për votimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe, ndër të tjera, ka...

Më shumëDetails

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë
25/09/2026 - 22:25

Belgjika e ka shënuar edhe golin e dytë. Lukebakio ka realizuar në minutën e 71-të. Rezultati tashmë është 0 me 2 në ndeshjen ndaj Italisë. Ja pamjet –...

Më shumëDetails

Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje
25/09/2026 - 22:18

Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ka dhënë detaje rreth takimit mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, pas vendimit të fundit në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë