Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasada e Kosovës jep informata mbi gjendjen në pikat kufitare dhe qarkullimin rrugor në Kroaci

02/08/2026 - 14:25
në Lajme
A A
Ambasada e Kosovës jep informata mbi gjendjen në pikat kufitare dhe qarkullimin rrugor në Kroaci
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Trafiku në pikat kufitare dhe urat ndërkombëtare vazhdon të zhvillohet me kufizime, si pasojë e fluksit të shtuar të udhëtarëve. Në të gjitha pikat kufitare ndërkombëtare, zbatohet Sistemi Evropian i Hyrje/Daljes (EES), i cili regjistron automatikisht të dhënat personale, dokumentet e udhëtimit, si dhe kohën e hyrjes dhe daljes së shtetasve të vendeve të treta, njofton Ambasada e Kosovës në Zagreb.

Tutje në njoftimin e Ambasades thuhet:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb, përmes Atasheut nga MPB z.Sefadin Kuçi, është në komunikim të vazhdueshëm me Stacionin Policor në Grude, i cili ka në përgjegjësi zonën ku ndodhen dy vendkalimet kufitare me Malin e Zi. Sipas përgjegjësve policorë, autoritetet janë duke bërë maksimumin për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin në këto pika kufitare.

Sipas informacioneve zyrtare të publikuara nga autoritetet më 2 gusht në ora 11.58, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Malit të Zi, në pikën kufitare Karasovići pritjet për hyrje arrijnë deri në katër orë, ndërsa në dalje raportohen pritje disaorëshe (kolona arrin disa kilometra). Kurse në pikën kufitare Vitaljina, pritjet në dalje janë rreth katër orë.

Kryetari i Komunës së Konavlës në të cilën gjendet dy vendkalimet kufitare, z.Božo Lasić, ka aktivizuar Shtabin e Mbrojtjes Civile. Është bërë thirrje banorëve lokal që të shtyjnë të gjitha udhëtimet me automjete personale që nuk janë të domosdoshme, me qëllim uljen e bllokimeve dhe rritjen e sigurisë në trafik. Ndërsa policia po devijon një pjesë të qarkullimit në rrugë alternative, banorët lokalë po ndihmojnë udhëtarët duke u shpërndarë ujë dhe duke u ofruar përdorimin e tualeteve.

Gjithashtu, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, në pikën kufitare Bajakovo, pritjet arrijnë deri në tre orë.

Në gjithë territorin e Republikës së Kroacisë janë evidentuar kolona të gjata në pothuajse të gjitha autostradat, si pasojë e fluksit të shtuar të automjeteve. Kufizimet infrastrukturore në disa ura vazhdojnë të ndikojnë në qarkullimin e automjeteve të rënda.

Situata ka ndikuar edhe në transportin publik, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme në orare. Bashkatdhetarë të cilët gjatë ditës së djeshme kanë shfrytëzuar dje shërbimet e Stacionit të Autobusëve në Zarë, kanë kontaktuar me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb dhe bëhet e ditur se vonesat arrijnë deri në 3 orë.

Udhëtarëve dhe transportuesve u rekomandohet që gjatë planifikimit të udhëtimeve të marrin parasysh vonesat dhe kufizimet aktuale.

JU REKOMANDOJMË

Behrami: Kosova po prodhon më pak se një të tretën e energjisë që i nevojitet

“Jo me e kap burrin për dore e me shku në sfilata”, Artan Behrami thotë se Presidentja duhet të reagojë ndaj bojkotit që LVV po i bën Kuvendit
02/08/2026 - 15:21

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar për gjendjen në sektorin energjetik. Ai ka thënë se, pas daljes jashtë funksionit të blloqeve B1, A3 dhe A5,...

Më shumëDetails

Osmani: Dua Lipa bëri njerëzit të dashurohen me Kosovën

Osmani: Dua Lipa bëri njerëzit të dashurohen me Kosovën
02/08/2026 - 15:01

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka lavdëruar festivalin “Sunny Hill” duke thënë se ky event po i bën njerëzit të dashurohen me Kosovën. Përmes një postimi në “X”...

Më shumëDetails

Policia zbulon arsenal armësh në një dasmë në Klinë – organizatori dorëzon kallashnikov, dy pistoleta dhe municion

Policia zbulon arsenal armësh në një dasmë në Klinë – organizatori dorëzon kallashnikov, dy pistoleta dhe municion
02/08/2026 - 14:42

Një aheng familjar në fshatin Rudicë të Klinës përfundoi me sekuestrimin e një arsenali armësh, pasi Policia ndërhyri pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri. Sinjali mëson...

Më shumëDetails

Ramush Haradinaj publikon pamje nga Maja e Olimpit

Ramush Haradinaj publikon pamje nga Maja e Olimpit
02/08/2026 - 14:10

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar një video nga Maja e Olimpit. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Haradinaj ka shkruar: “Përshëndetje...

Më shumëDetails

“Ma thirre Policinë?” – rrahje mes fqinjëve në Prishtinë, dy persona përfundojnë në ndalim

Rrahje mes gjashtë personave në Klinë, dy dërgohen në mbajtje
02/08/2026 - 13:58

Një mosmarrëveshje mes fqinjëve në Prishtinë ka eskaluar në dhunë fizike, pasi një qytetar pretendon se u sulmua nga disa persona vetëm pse kishte njoftuar Policinë. Sinjali mëson...

Më shumëDetails

Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro
02/08/2026 - 13:26

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • MINT publikon çmimet e derivateve, kaq kushton nafta sot

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Detaje të reja rreth dëshmisë së vitit 2003 për va’rrezën masive në Kalludër të Zubin Potokut

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Se kemi parë njëri-tjetrin si dy të dashur…”- Ç’po ndodh në marrëdhënien Gimbo-Selin?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë