Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkoi si mysafir në dasmë, nxori armën dhe shtiu në ajër – 36-vjeçari përfundon në polici në Vushtrri

02/08/2026 - 16:05
në Lajme
A A
Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një aheng familjar në Vushtrri u ndërpre nga ndërhyrja e Policisë, pasi raportimet për të shtëna me armë çuan në sekuestrimin e një arme dhe inicimin e procedurës penale ndaj një mysafiri.

Sinjali mëson se i dyshuari është Demokrat Ademi rreth 36-vjeçar.

Sipas burimeve, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 1 gushtit, rreth orës 23:20, në rrugën “Aziz Bejta”, në fshatin Smrekonicë, ku Policia pranoi një njoftim përmes aplikacionit mobil se në një aheng familjar po dëgjoheshin të shtëna me armë.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë kontaktuar me të dyshuarin, i cili ka deklaruar se ishte mysafir në aheng dhe ka pranuar se në brez mbante një armë me gaz, me të cilën kishte shtënë në ajër.

Gjatë veprimeve në vendin e ngjarjes, Policia ka sekuestruar një pistoletë me gaz, me tytë të shkurtër dhe ngjyrë të zezë, së bashku me një karikator pa fishekë, si dhe dy gëzhoja, të cilat dyshohet se janë shkrepur gjatë festës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Demokrat Ademit është iniciuar procedurë për veprat penale “Kanosje”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim
25/09/2026 - 22:42

Protestë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së është zhvilluar edhe në Prizren. Platforma Liria ka Emër ka ndarë pamje nga atje, ku shihen mijëra të pranishëm. ‘’Mijëra qytetarë...

Më shumëDetails

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje
25/09/2026 - 22:38

Kosova ka humbur zyrtarisht mbi 40 milionë euro nga Bashkimi Evropian për shkak të bllokadës politike në Kuvend, gjë që ka shtyrë kryeministrin Albin Kurti të paralajmërojë rrezikun...

Më shumëDetails

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim

Gruda për votimin e Presidentit dhe Ligjin për Specialen: Do të ishte e pandershme të na kërkohej vota në këmbim
25/09/2026 - 22:27

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në emisionin “Tempus” në T7, ka folur për votimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe, ndër të tjera, ka...

Më shumëDetails

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë

Belgjika nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Italisë
25/09/2026 - 22:25

Belgjika e ka shënuar edhe golin e dytë. Lukebakio ka realizuar në minutën e 71-të. Rezultati tashmë është 0 me 2 në ndeshjen ndaj Italisë. Ja pamjet –...

Më shumëDetails

Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje
25/09/2026 - 22:18

Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ka dhënë detaje rreth takimit mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, pas vendimit të fundit në...

Më shumëDetails

‘‘Rinia e populli po iu vëzhgon’’, sërish reflektorët kah Qeveria, Çlirim Haziri: Po presim realizimin e kërkesave

‘‘Rinia e populli po iu vëzhgon’’, sërish reflektorët kah Qeveria, Çlirim Haziri: Po presim realizimin e kërkesave
25/09/2026 - 22:14

Edhe sonte, në natën e 10 të protestës në kundërshtim të dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, protestuesit, kanë kthyer reflektorët nga objekti i Qeverisë së Kosovës. Me këtë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë