Analisti Visar Ymeri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka në interes dobësimin e vazhdueshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas Ymerit, shumica e votave të Lëvizjes Vetëvendosje janë si shkas i paknaqësive të votuesve të Lidhjes Demokratike.
“Është interes i natyrshëm i Lëvizjes Vetëvendosje me e dopsu Lidhjen Demokrtatike të Kosovës sepse votat më së shumti që i merr LVV janë prej LDK-së. Pakënaqësia e votuesit të LDK-së shkon dhe bëhet votë e LVV-së”.
“Në këtë drejtim është interesant lëvizshmëria e votave të Vetëvendosjes që nuk e ka asnjë parti tjetër, rëniet dhe ngritjet e shpejta. LVV ka humbur më së shumti deputetë duke qenë në pushtet, duke u krahasuar me partitë tjera. Vetëvendosje është parti në shërbim të interesit politik të një njeriu”, ka thënë Ymeri në VV Show.
Sipas tij, Vetëvendosje e ka humbur identitetin e saj prej kohës kur ka ardhur në pushtet.
“Kur ka qenë në opozitë e ka pasur një identitet duke kundërshtuar vazhdimisht, mirëpo prej kur ka ardhur në pushtet nuk ka asgjë. Ka vetëm peshën e fortë të Albin Kurtit që i mban këta. LVV tashmë nuk ka as identitet, ka vetëm një figurë, Albin Kurtin”, ka deklaruar Ymeri.














