Policia e Kosovës është duke trajtuar një rast të zhdukjes së dy personave në Prizren, pasi një grua ka raportuar se vajza dhe djali i saj janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.
Policia ka njoftuar se ankuesja e ka bërë denoncimin, më 2 gusht 2026, ndërsa të dy janë larguar nga shtëpia më 30 korrik, rreth orës 19:00.
Pas verifikimeve, është konstatuar se të dy personat janë larguar edhe herë të tjera nga shtëpia, pasi bëhet fjalë për raste të përsëritura.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po zhvillohen nga njësitë relevante policore.













