Një aksident i rëndë në komunikacion i mori jetën Fatijon Gurit, të riut nga fshati Gelancë i Suharekës.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar se i riu vdiq më 30 korrik.
Familja Guri ka njoftuar se varrimi i 18-vjeçarit do të bëhet sot në orën 18:00, në varrezat e fshatit Gelancë.














