Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Po ikte drejt Serbisë: Kapet Egzon Reshani, i shumëkërkuari që nga arratia kërcënonte Policinë në TikTok

04/08/2026 - 11:23
në Lajme
A A
Po ikte drejt Serbisë: Kapet Egzon Reshani, i shumëkërkuari që nga arratia kërcënonte Policinë në TikTok
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka arrestuar të shumëkërkuarin Egzon Reshani, i cili dyshohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë “vrasje në tentativë” dhe “fajde”.

Reshani, i cili gjatë kohës sa ishte në arrati kishte publikuar video në TikTok ku kërcënonte edhe Policinë e Kosovës, u arrestua në afërsi të kufirit me Serbinë.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është bërë më 3 gusht, pak pas orës 22:00, nga zyrtarët e Policisë Kufitare në Stacionin për Mbikëqyrjen e Kufirit Muçivërc (SPMK-Muçivërc).

Gjatë patrullimit dhe mbikëqyrjes së vijës kufitare, në zonën e fshatit Karaqevë e Poshtme, policët kanë identifikuar një automjet të dyshuar që po lëvizte nga fshati Breznicë në Serbi në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës.

Pas ndalimit të automjetit në fshatin Novosellë, pasagjeri, i identifikuar si Egzon Reshani, ka tentuar t’u shmanget zyrtarëve policorë duke ikur me vrap në drejtim të vijës kufitare, përkatësisht drejt fshatit Breznicë në Serbi.

Zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë dhe, pas veprimeve operative, kanë arritur ta ndalojnë dhe arrestojnë në afërsi të vijës kufitare, duke parandaluar largimin e tij nga territori i Republikës së Kosovës.

Sipas Policisë, ndaj Reshanit ishte në fuqi një urdhërarrest dhe ai kërkohej nga organet e drejtësisë për veprat penale “vrasje në tentativë”, “fajde”, “privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “detyrim”.

Gjatë kontrollit personal, policia i ka gjetur dhe sekuestruar edhe një thikë. Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Pas përfundimit të procedurave nga Policia Kufitare, i dyshuari u është dorëzuar njësive kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren për procedurat e mëtejshme sipas urdhërarrestit dhe rasteve për të cilat kërkohej.

JU REKOMANDOJMË

Muja shfaqet nervoz në konferencë, shmang pyetjet e gazetarëve për qumështin “Vita”

Muja shfaqet nervoz në konferencë, shmang pyetjet e gazetarëve për qumështin “Vita”
04/08/2026 - 12:09

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sot kanë publikuar analizat në sektorin e qumështit. Në një konferencë për media,...

Më shumëDetails

Burim Ramadani kërkon largimin e pranisë statike të KFOR-it nga ura e Mitrovicës: Ky është momenti!

Burim Ramadani kërkon largimin e pranisë statike të KFOR-it nga ura e Mitrovicës: Ky është momenti!
04/08/2026 - 12:05

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, i është drejtuar me një letër të hapur KFOR-it, duke kërkuar largimin e pranisë statike të forcave paqeruajtëse nga ura kryesore...

Më shumëDetails

Labinot Tahiri mbledh 5 mijë euro për djalin e Shpat Kasapit

Labinot Tahiri mbledh 5 mijë euro për djalin e Shpat Kasapit
04/08/2026 - 11:55

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka bërë të ditur se më 10 gusht do t’ia dorëzojë 5 mijë euro djalit të këngëtarit Shpat Kasapi, duke theksuar se këtë...

Më shumëDetails

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë

Babë e bijë në pranga për vrasjen e rëndë në Ferizaj – nëna si dëshmitare
04/08/2026 - 11:41

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot më...

Më shumëDetails

Del vaj palme i padeklaruar në 46 produkte të qumështit të kompanive në Kosovë

Del vaj palme i padeklaruar në 46 produkte të qumështit të kompanive në Kosovë
04/08/2026 - 11:12

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka publikuar rezultatet e kontrollit në sektorin e qumështit. AUV, tha se nga 495 mostra që janë analizuar kanë dalë 93 mospërputhje, 46...

Më shumëDetails

KPK hap konkurs për 34 prokurorë të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb

KPK hap konkurs për 34 prokurorë të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
04/08/2026 - 10:52

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për rekrutimin e 34 prokurorëve të rinj në sistemin prokurorial të vendit. Sipas vendimit të KPK-së,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Del vaj palme i padeklaruar në 46 produkte të qumështit të kompanive në Kosovë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë