Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pamje nga arrestimi i Egzon Reshanit, i shpallur në kërkim për disa vepra të rënda penale

04/08/2026 - 14:25
në Lajme
A A
Po ikte drejt Serbisë: Kapet Egzon Reshani, i shumëkërkuari që nga arratia kërcënonte Policinë në TikTok
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

IndeksOnline ka siguruar pamje nga momenti i arrestimit të Egzon Reshanit, personit të shpallur në kërkim për disa vepra të rënda penale, i cili u kap nga zyrtarët e Policisë Kufitare të Kosovës gjatë një operacioni në afërsi të vijës kufitare me Serbinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 03.08.2026, pak pas orës 22:00, zyrtarët e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit dhe mbikëqyrjes së vijës kufitare në SPMK-Muçivërcë, në zonën e fshatit Karaqevë e Poshtme, kanë identifikuar një automjet të dyshuar duke hyrë nga drejtimi i fshatit Breznicë (Serbi) në territorin e Republikës së Kosovës.

Pas vlerësimit të situatës, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme operative, me ç’rast automjeti është ndaluar në fshatin Novosellë. Gjatë kontrollit policor, pasagjeri i automjetit, i identifikuar si Egzon Reshani, ka tentuar t’u shmanget zyrtarëve policorë duke ikur me vrap në drejtim të vijës kufitare, përkatësisht drejt fshatit Breznicë në Serbi.

Falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve profesionale të zyrtarëve policorë, i dyshuari është ndaluar dhe arrestuar në afërsi të vijës kufitare, duke u parandaluar largimi i tij nga territori i Republikës së Kosovës.

Ndaj të arrestuarit ishte në fuqi një urdhërarrest aktiv dhe ai kërkohej nga organet e drejtësisë për veprat penale: “Vrasje në tentativë”, “Fajde”, “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Detyrim”.

JU REKOMANDOJMË

Gruda: Takimet e Kurtit janë farsë, nëse nuk e merr presidentin ai planifikon ta çojë vendin në zgjedhje

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
04/08/2026 - 15:18

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se takimet e liderit të VV-së, Albin Kurti, me partitë politike janë një farsë. Sipas Grudës,...

Më shumëDetails

Tërmeti “dridh” Italinë

Regjistrohen lëkundje të tokës në Maqedoni të Veriut
04/08/2026 - 15:00

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur rajonin e Toskanës në Itali gjatë mëngjesit të sotëm, bëri të ditur Instituti Kombëtar Italian për Gjeofizikë...

Më shumëDetails

Dogana jep statistikat e të hyrave: Mbi 1.7 miliardë deri me 10 korrik, vetëm gjatë muajit rreth 209 milionë

Sot Dogana e Kosovës i prezanton lehtësirat e reja që i ka krijuar
04/08/2026 - 14:43

Dogana  e Kosovës, ka thënë se gjatë muajit korrik, janë inkasuar 209.7 milionë euro, gjë që, siç njofton dogana, paraqet një rritje prej 12.22% krahasuar me të njëjtën...

Më shumëDetails

Supremja nxjerrë një vendim të ri për Procedurën e Gradimit të Zyrtarëve Policorë

Orë dore për policët e pensionuar, Policia e Kosovës hap tender 95 mijë euro për rekuizita ceremoniale
04/08/2026 - 14:12

Gjykata Supreme ka marrë vendimi me të cilin ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e paditëses V.Z., ndaj Policisë së Kosovës, duke shpallur të paligjshëm dhe shfuqizuar në...

Më shumëDetails

Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së
04/08/2026 - 13:50

Gazetari Vullnet Krasniqi ka deklaruar se, sipas informacioneve që posedon, brenda LDK-së po zhvillohen lëvizje që mund të çojnë drejt një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje. Duke folur në...

Më shumëDetails

Lista Serbe i drejtohet Kushtetueses për ulësen e 10-të në Kuvend

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
04/08/2026 - 13:40

Partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me ndarjen e ulëses së 10-të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Del vaj palme i padeklaruar në 46 produkte të qumështit të kompanive në Kosovë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Po ikte drejt Serbisë: Kapet Egzon Reshani, i shumëkërkuari që nga arratia kërcënonte Policinë në TikTok

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ia dogjën shtëpinë mbrëmë në Zveçan, familja Berisha nuk heq dorë nga rikthimi (Video)

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë