Dogana e Kosovës, ka thënë se gjatë muajit korrik, janë inkasuar 209.7 milionë euro, gjë që, siç njofton dogana, paraqet një rritje prej 12.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në njoftim, thuhet edhe se, deri me 10 korrik, dogana ka inkasuar mbi 1 miliard e 7 milionë euro.
Postimi:
𝐁𝐮𝐥𝐞𝐭𝐢𝐧𝐢 𝐌𝐮𝐣𝐨𝐫 / 𝐊𝐨𝐫𝐫𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟔
Dogana e Kosovës vazhdon të shënojë rezultate pozitive në mbledhjen e të hyrave dhe përmbushjen e misionit të saj.
Gjatë muajit korrik 2026 janë inkasuar 209.7 milionë euro, që paraqet një rritje prej 12.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke tejkaluar edhe projeksionin mujor.
Dogana ka arritur të inkasojë mbi 1 miliard e 7 milionë euro deri më 10 korrik 2026, rezultat i performancës së qëndrueshme ekonomike, bashkëpunimit me bizneset dhe avancimit të masave për lehtësimin e tregtisë.
Gjatë muajit janë ndërmarrë veprime të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, përfshirë asgjësimin e mbi 6,000 maicave që cenonin këto të drejta.
Gjithashtu, Dogana e Kosovës ka vazhduar dialogun me komunitetin e biznesit për adresimin e sfidave dhe avancimin e lehtësimit të tregtisë, përfshirë punën për krijimin e një zyre të përbashkët doganore me Shqipërinë.













