Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, u shpreh i bindur se Kosova po lëviz drejt zgjedhjeve të reja.
Këtë deklarim, ai e bëri duke komentuar takimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku.
“Çka pashe unë, ky ka vendosur me çu vendin edhe njëherë në zgjedhje. Është vetëm duke provuar ta hudhë fajin diku tjetër e jo tek vetja, që ta mbani mend të gjithë shikuesit e Rubikonit dhe qytetarët e Kosovës. Për shkak se nuk ka pikë ndjeshmëri për qytetarët e Kosovës. Zero”, u shpreh Gjini në Klan Kosova.
“Me pasë ndjeshmëri, nuk do të vepronte si po vepron deri më tash. Nuk e lë Kosovën pa energji, nuk blen zall në Serbi… e mos t’i përmendi të gjitha. Qytetarët e kanë në dorë se çka do të bëjnë”, shtoi Gjini.














