Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paraburgimi për Egzon Reshanin me të kaluar kriminale, dosja e Prokurorisë

05/08/2026 - 13:10
në Lajme
A A
Paraburgimi për Egzon Reshanin me të kaluar kriminale, dosja e Prokurorisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Egzon Reshanit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer disa vepra penale dhe ekzistimit të kushteve ligjore për caktimin e kësaj mase.

Sipas Prokurorisë, Reshani ka qenë në kërkim mbi bazën e dy urdhërarresteve aktive, si dhe ndaj tij kanë qenë të lëshuara letër-rreshtim vendor dhe ndërkombëtar, të nxjerra nga gjykata kompetente me kërkesë të Prokurorisë.

Kërkesa për paraburgim është paraqitur lidhur me procedurat penale që zhvillohen ndaj të pandehurit për veprat penale “Detyrimi”, “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” si dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale në vazhdimësi”.

Përveç procedurës penale për të cilën është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit janë në zhvillim edhe procedura të tjera penale në Prokurorinë Themelore në Prizren, përkatësisht në Departamentin për Krime të Rënda dhe Departamentin e Përgjithshëm, si dhe në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Këto procedura kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, duke përfshirë edhe veprën penale “Kanosja” drejtuar ndaj zyrtarëve shtetëror.

“Prokuroria vlerëson se në këtë fazë të procedurës penale ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke marrë parasysh se i pandehuri ka qenë për një kohë të gjatë i pakapshëm për organet e drejtësisë, ka qenë subjekt i urdhër arresteve dhe letër-rreshtimit vendor e ndërkombëtar, si dhe ekziston rreziku i ikjes dhe i pengimit të zhvillimit të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Çmimet e naftës rriten mes mesazheve kontradiktore për Ngushticën e Hormuzit

Çmimet e naftës rriten mes mesazheve kontradiktore për Ngushticën e Hormuzit
05/08/2026 - 14:06

Çmimet globale të naftës u rritën të mërkurën, pasi kishin rënë ndjeshëm në fillim të javës, për shkak të shenjave të ndërprerjeve në transportin detar në Detin e...

Më shumëDetails

Lushaku-Sadriu: Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së

Vjosa Osmani pjesë e listës së LDK-së nëse shkohet në zgjedhje? Kështu përgjigjet Lushaku
05/08/2026 - 13:57

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar para mediave se kërkesa e qartë e partisë së saj është që posti i presidentit të...

Më shumëDetails

Gjigantët e naftës fituan kaq miliardë dollarë mes luftës dhe të nxehtit

Shteti shpërblen me kontratë ‘Petrol Companyn’, që para 4 muajsh ia hoqi licencën
05/08/2026 - 13:49

Tetë nga kompanitë më të mëdha të naftës në botë kanë regjistruar fitime prej afro 93 miliardë dollarësh në vetëm tre muaj, ndërsa lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe...

Më shumëDetails

Oficeri i FSK-së diplomon në një nga akademitë më prestigjioze ushtarake në botë

Oficeri i FSK-së diplomon në një nga akademitë më prestigjioze ushtarake në botë
05/08/2026 - 13:42

Major Krenar Lahu, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka diplomuar me sukses në Kursin e Komandës dhe Shtabit në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së...

Më shumëDetails

IKD-ja dhe OVL e UÇK-së diskutojnë për të drejtat e kategorive të dala nga lufta

IKD-ja dhe OVL e UÇK-së diskutojnë për të drejtat e kategorive të dala nga lufta
05/08/2026 - 13:37

Përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj dhe Betim Musliu, vizituan sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku u pritën nga kryetari Hysni...

Më shumëDetails

“Konflikt interesi”, familja pretendon se Spitali i Pejës angazhoi mbesën e ish-drejtorit të shkarkuar pas rastit të foshnjës në lavatriçe

“Konflikt interesi”, familja pretendon se Spitali i Pejës angazhoi mbesën e ish-drejtorit të shkarkuar pas rastit të foshnjës në lavatriçe
05/08/2026 - 13:30

Familja Zallqi, e cila ka paditur Ministrinë e Shëndetësisë dhe Spitalin e Përgjithshëm në Pejë lidhur me rastin e njohur si i “foshnjës në lavatriçe”, ka ngritur pretendime...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • PROEX Sh.P.K (Interex) iu gjetën disa produkte me vaj palme të padeklaruar

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pamje nga arrestimi i Egzon Reshanit, i shpallur në kërkim për disa vepra të rënda penale

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë