Avokati Arianit Koci, ka reagua lidhur me lajmet se kosovarët nuk lejohen të dalin prej Serbisë në Rumani, pasi marrëveshja për letërnjoftime vlen vetëm për pesë pika kufitare.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nëse kjo është e vërtetë, atëherë kjo marrëveshje qenka edhe më e keqe për neve.
Koci ka thënë se sipas kësaj logjike, kosovarët nuk paskan të drejtë të udhëtojnë as prej aeroportit ndërkombëtar Nikola Tesla në Beograd, ku dëri më tani kanë pasur mundësi të dalin nga të gjitha pikat kufitare.
Ai ka bërë thirrje që kjo të vërtetohet zyrtarisht menjëherë dhe nëse është kështu, marrëveshja duhet suspenduar sot.
Postimi i tij i plotë:
Nëse është e vërtetë që tani kosovarët, nuk lejohen të dalin prej Serbisë në Rumani (pika kufitare Vatin), për shkak se marrëveshja për letërnjoftime po vlejka vetëm për pesë pika kufitare (Suboticë, Kelebi, Horgosh, Batrovci dhe Pirot), atëherë kjo marrëveshje qenka edhe më e keqe për neve.
Me këtë logjikë, kosovarët nuk paskan të drejtë të udhëtojnë as prej aeroportit ndërkombëtar Nikola Tesla në Beograd.
Deri tani, kemi mundur të dalim prej të gjitha pikave kufitare.
Pohimet e afaristit Sylë Konushevci që nuk ia kanë lënë shoferët të dalin prej pikës kufitare Vatin (sipas mediave), duhet vërtetuar menjëherë zyrtarisht, dhe nëse vazhdohet me logjikën e vetëm pesë pikave kufitare, atëherë marrëveshja për letërnjoftime duhet suspenduar sot!













