Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar para mediave se kërkesa e qartë e partisë së saj është që posti i presidentit të vendit t’i takojë LDK-së.
Këto deklarata Lushaku-Sadriu i bëri vetëm një ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së”, ka thënë ajo gjatë prononcimit për media, duke bërë me dije qëndrimin e këtij subjekti politik lidhur me formimin e institucioneve të reja.












