Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Big Brother” në Aeroport? Sinjalizimet për monitorim i kamerave nga telefoni privat përplasin Doganën me Agjencinë për Privatësi

05/08/2026 - 16:54
në Lajme
A A
“Big Brother” në Aeroport? Sinjalizimet për monitorim i kamerave nga telefoni privat përplasin Doganën me Agjencinë për Privatësi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një hulumtim i bazuar në dokumente, sinjalizime dhe dëshmi nga brenda Doganës së Kosovës ngre dyshime për një sistem të monitorimit që, sipas burimeve, mund të ketë tejkaluar kompetencat ligjore. Ndërsa Dogana e cilëson “aranzhimin e ri” si masë për llogaridhënie, Agjencia Privatësi ka deklaruar për Insajderin se çdo qasje në kamera përmes pajisjeve personale konsiderohet e paligjshme.

Sistemi i kamerave të sigurisë në pikat strategjike si Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Pika Cargo dhe Posta Doganore, është vënë në qendër të pretendimeve për shkelje të privatësisë. Sipas informacioneve të siguruara nga redaksia, dyshohet se Drejtori Rajonal i Doganës për Prishtinën, Ardian Jashari, ka instaluar qasjen direkte në këto kamera në pajisjet e tij personale, përfshirë telefonin celular.

Sinjalizuesit pretendojnë se ky monitorim nuk po shfrytëzohet vetëm për sigurinë e objekteve, por si një mjet kontrolli individual mbi lëvizjet e zyrtarëve doganorë. Sipas këtyre dëshmive, zyrtarët dyshohet se gjurmohen gjatë orarit të punës, duke përfshirë edhe lëvizjet e tyre gjatë pushimeve zyrtare.

Dogana e Kosovës ka ofruar versionin e saj lidhur me këto pretendime.

Në një përgjigje zyrtare, institucioni që drejtohet nga Agron Lugaliu, ka konfirmuar se ka aranzhuar qasjen në sistemin CCTV, duke e lidhur këtë me një vendim të menaxhmentit të datës 16 shkurt 2026 për rritjen e llogaridhënies.

Megjithatë, Dogana ka mohuar që Jashari të ketë qasje përmes telefonit të tij personal.

“Pretendimi se udhëheqësi i rajonit të Prishtinës qaset nga telefoni personal, gjithashtu nuk qëndron. Dogana e Kosovës nuk ‘përgjon’ e as nuk merret me jetën private të askujt,” thuhet në përgjigjen e Doganës, ku shtohet se mbikëqyrja është detyrë ligjore bazuar në Nenin 277 të Kodit Doganor.

Në një përgjigje  për Insajderin, zëdhënësi Adriatik Stavileci ka thënë  se institucioni sapo ka filluar me zbatimin e një qasjeje të re në sistemin CCTV të Aeroportit, e cila është kërkuar në takimin e menaxhmentit të datës 16 shkurt 2026.

Sipas Doganës, ky vendim ka për qëllim forcimin e kontrollit për sigurinë kombëtare dhe rritjen e llogaridhënies.

Megjithatë, nga vetë përgjigjja e këtij institucioni del se qasja në sistemin e kamerave nuk është e kufizuar vetëm në një nivel të ngushtë teknik, por u është dhënë një numri më të madh zyrtarësh udhëheqës, në hapësira ku qarkullojnë çdo ditë qytetarë që hyjnë dhe dalin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

“Udhëheqësit e zyrave dhe udhëheqësit rajonalë (gradat OD4 dhe OD5) duhet të kenë qasje për të mundësuar përmirësimin e llogaridhënies. Së këndejmi, mbikëqyrja është detyrë ligjore, jo dëshirë apo çështje personale,” thuhet në përgjigjen e tyre.

Sipas tyre, Kodit Doganor i obligon ata të përdorin pamjet për të kontrolluar lëvizjen e mallrave dhe parandaluar kontrabandën.

“Në një ambient ku punojnë qindra njerëz, ne e kuptojmë se rritja e kontrollit dhe kërkimi i llogarisë për orarin apo disiplinën mund të shkaktojë pakënaqësi tek ndonjë individ,” deklaron Dogana, duke shtuar se monitorimi nuk përfshin toaletet apo hapësirat private dhe se misioni i tyre mbetet mbrojtja e kufirit, gjë që dëshmohet me “rezultate të larta në të gjitha fushat”.

Për të verifikuar ligjshmërinë e praktikave të tilla, redaksia i është drejtuar Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP). Përgjigjet e kësaj agjencie, që është autoriteti përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale, e vendosin rastin në një dritë tjetër ligjore.

Sipas interpretimit zyrtar të AIP-së “qasja përmes pajisjeve personale nuk është e ligjshme, sepse bie ndesh me parimin e sigurisë dhe konfidencialitetit të të dhënave.”

AIP mbi gjurmimin e punonjësve ka thënë se “gjurmimi i lëvizjeve dhe kontakteve të punonjësve përbën përpunim të paautorizuar të të dhënave personale”.

AIP thekson se monitorimi i hapësirave si tualetet është “absolutisht i ndaluar” dhe se incizimet mund të përdoren si provë vetëm në procedura disiplinore të rregullta dhe me qasje të kufizuar.

AIP ka bërë të ditur se, pas pranimit të këtyre informacioneve, do të realizojë një inspektim sipas detyrës zyrtare për të vërtetuar nëse sistemi i mbikëqyrjes po përdoret në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082.

Nëse inspektimi i AIP-së vërteton pretendimet e sinjalizuesve, Dogana mund të përballet me pasoja financiare të ngjashme me institucionet e tjera që janë ndëshkuar më parë.

Vlen të theksohet se AIP ka shqiptuar gjoba të rëndësishme për shkelje të privatësisë institucioneve publike e bizneseve private.

Më parë u dënua Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) me gjobë prej 20,000 euro për vëzhgim ilegal.

Kolegji Universum u ndëshkua me 8,000 euro për kamera në hapësira të ndaluara.

Institucione si AKI dhe Oda e Avokatëve po ashtu kanë qenë subjekt i gjobave administrative nga ky autoritet.

Deri më tani, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk ka kthyer përgjigje lidhur me autorizimet teknike të këtij sistemi, që lidhen me kompetencat Agjencinë së Shoqërsië së Informacionit (AShI) nën dikasterin që udhëheq Xhelal Sveçla.

Deri në përfundimin e inspektimit nga AIP, mbetet e paqartë nëse “aranzhimi i ri” i Doganës do t’i mbijetojë testit të ligjshmërisë apo do të përfundojë si një tjetër rast i gjobitjes së institucioneve shtetërore për shkelje të privatësisë.

JU REKOMANDOJMË

Kurti deklarohet rreth takimit me Abdixhikun

Kurti: Kemi pasur nevojë për takim me Kryetarin e PDK’së, në takimin me Abdixhikun shkoj me gatishmëri për marrëveshje
05/08/2026 - 17:46

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka marrëveshje pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, raporton Ekonomia Online. Ai,...

Më shumëDetails

Kërcënuan punonjëset dhe grabitën një sasi bizhuterish, dalin detaje nga ngjarja në Kamëz

Kërcënuan punonjëset dhe grabitën një sasi bizhuterish, dalin detaje nga ngjarja në Kamëz
05/08/2026 - 17:33

Policia e Shqipërisë ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me grabitjen e ndodhur sot në Paskuqan të Kamzës, ku dy persona vodhën një sasi bizhuterish, duke...

Më shumëDetails

Takohen sërish Abdixhiku me Kurtin

Sonte në orën 18:00 takimi i ri, ku e kishin lënë muhabetin Kurti e Abdixhiku pas takimit në korrik?
05/08/2026 - 16:45

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, aktualisht janë duke zhvilluar një takim. Kështu ka mësuar Ekonomia Online nga burimet e saj. Kurti e...

Më shumëDetails

Seanca konstituive e Kuvendit nesër në ora 10:00, ky është rendi i ditës

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
05/08/2026 - 16:41

Seanca konstituive e Kuvendit nesër do të mbahet në ora 10:00. Ky do të jetë rendi i ditës. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale: Liburn Aliu u intervistua në kuadër të hetimeve për keqpërdorim detyre, s’mund të ndajmë informacione më tej

PSRK e intervistoi si të dyshuar, Aliu: Asgjë s’mund të më ndërlidh me këtë proces, kam punuar sipas ligjit
05/08/2026 - 16:29

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ka intervistuar ish-ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, si të dyshuar. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton...

Më shumëDetails

A do ketë takim sot me Kurtin, flet Abdixhiku pas takimit të GP: Më lejoni pak kohë, nuk ka asgjë tjetër

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
05/08/2026 - 16:02

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se aktualisht nuk ka asgjë të re sa i përket mundësisë së një takimi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje për ndonjë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • PROEX Sh.P.K (Interex) iu gjetën disa produkte me vaj palme të padeklaruar

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • ABI i reagon AUV-it: Produktet tona janë në rregull, ja dëshmitë – publikoni raportet e analizave e jo tabela me PowerPoint

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë