Kryeministri në detyrë Albin Kurti, priti në takim komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Ozkan Ulutash.
Përmes një komunikate për media, thuhet se takimi u zhvillua në kuadër të konsultimeve të vazhdueshme dhe koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s.
Në këtë takim u diskutua për situatën e sigurisë në vend dhe në rajon, si dhe për bashkëpunimin në shërbim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.
“Kryeministri Kurti e vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm me KFOR-in dhe theksoi gatishmërinë e Qeverisë për bashkëpunim të ngushtë për një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatë.












