Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sot konstituohet Kuvendi, deputetët e legjislaturës së XI-të mblidhen për herë të parë

06/08/2026 - 08:39
në Lajme
A A
Sot konstituohet Kuvendi, deputetët e legjislaturës së XI-të mblidhen për herë të parë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi i Kosovës pritet të konstituohet sot në një seancë plenare që nis në orën 10:00, në ditën e fundit të afatit kushtetues për përfundimin e këtij procesi. Me këtë hap hapet rruga për formimin e institucioneve të reja, por paralelisht shtohen dilemat për funksionimin e pozitës së presidentit.

Pas mbledhjes së deputetëve, procedurat fillojnë me krijimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve. Pas miratimit të raportit të tij, deputetët do të japin betimin, ndërsa më pas pritet të nisë gara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Sipas njohësve të çështjeve kushtetuese, sfida më e madhe mund të shfaqet pas formimit të institucioneve të reja, veçanërisht në lidhje me ushtruesin e detyrës së presidentit. Ata rikujtojnë se neni 90 i Kushtetutës kufizon këtë mandat në gjashtë muaj.

Nëse brenda këtij afati nuk arrihet zgjedhja e presidentit të ri, Kosova mund të përballet me një situatë të pazakontë juridike, pasi nuk ekziston një procedurë e përcaktuar qartë për tejkalimin e këtij kufiri.

Analistët politikë e lidhin këtë rrezik me mungesën e një marrëveshjeje mes subjekteve politike për sigurimin e 80 votave të nevojshme në Kuvend për zgjedhjen e presidentit.

Në këtë situatë, përplasjet politike mund të zhvendosen në arenën juridike, me mundësi interpretimesh të reja dhe përfshirje të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, një nga skenarët që përmendet është edhe rikthimi te zgjedhjet e reja, nëse institucionet nuk arrijnë të funksionalizohen brenda afateve të përcaktuara.

Legjislatura e re e Kuvendit vjen pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu mbërrin në kuvend, nuk tregon nëse do të propozohet sërish për kryekuvendare

Haxhiu mbërrin në kuvend, nuk tregon nëse do të propozohet sërish për kryekuvendare
06/08/2026 - 09:40

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës në detyrë, njëherësh ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mbërritur në kuvend, ku pas pak pritet të nisë vazhdimi i seancës...

Më shumëDetails

Fshihte 30 mijë euro në kamion, kapet në kufirin e Vërmicës

Fshihte 30 mijë euro në kamion, kapet në kufirin e Vërmicës
06/08/2026 - 09:25

Zyrtarët doganorë të Doganës së Kosovës kanë parandaluar një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare në pikën e kalimit kufitar Vërmicë. Rasti është evidentuar në hyrje të Republikës...

Më shumëDetails

Bie çmimi i naftës- Këto janë çmimet maksimale për sot

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
06/08/2026 - 09:21

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për datën 6 gusht. Sipas...

Më shumëDetails

Rruga “Ilir Konushevci” lirohet për qarkullim

Rruga “Ilir Konushevci” lirohet për qarkullim
06/08/2026 - 09:12

Pas disa javësh punime intensive, një prej segmenteve rrugore më të ngarkuara të Prishtinës është rikthyer në funksion. Rruga “Ilir Konushevci”, e cila ishte mbyllur për shkak të...

Më shumëDetails

“Pse bash Vjosa Osmani?”, Arifi: Çka ka Lumir Abdixhiku që nuk bëhet president, çka ka Luta?”

“Pse bash Vjosa Osmani?”, Arifi: Çka ka Lumir Abdixhiku që nuk bëhet president, çka ka Luta?”
06/08/2026 - 08:36

Avni Arifi nga AAK-ja në ”Click” të RTV21 ka folur për mundësinë e mbështetjes së një kandidature për President të Kosovës, duke thënë se partia e tij është...

Më shumëDetails

Seanca sot, LVV e LDK ende pa marrëveshje – çka thanë Kurti e Abdixhiku për konstituimin e Kuvendit

Seanca sot, LVV e LDK ende pa marrëveshje – çka thanë Kurti e Abdixhiku për konstituimin e Kuvendit
06/08/2026 - 08:28

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u takuan të martën dhe të mërkurën, pa arritur ndonjë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Aliu në Prokurorinë Speciale bashkë me avokatin Qerkini, zbardhen detaje të reja

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • LAJMI I FUNDIT: Ish-Ministri Liburn Aliu intervistohet nga Prokuroria Speciale

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Edhe burri i Albulena Haxhiut godet LDK-në pas takimeve Kurti – Abdixhiku

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • ABI i reagon AUV-it: Produktet tona janë në rregull, ja dëshmitë – publikoni raportet e analizave e jo tabela me PowerPoint

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë