Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të mbajë konferencë për media sot në ora 12:30, në Kuvendin e Kosovës.
Konferenca vjen menjëherë pas shtyrjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila u ndërpre pasi Kurti kërkoi kohë shtesë për vazhdimin e diskutimeve me partitë parlamentare lidhur me arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Pritet që në konferencë Kurti të flasë për zhvillimet e fundit politike, arsyet e shtyrjes së seancës konstituive dhe hapat e mëtejmë drejt formimit të institucioneve të reja.













