Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edhe në kompaninë Ajka Sh.P.K. me pronar Ramadan Memajn, ‘tellallin’ e Armend Mujës, u gjet vaj palme e padeklaruar

06/08/2026 - 14:24
në Kryesore, Lajme
A A
Edhe në kompaninë Ajka Sh.P.K. me pronar Ramadan Memajn, ‘tellallin’ e Armend Mujës, u gjet vaj palme e padeklaruar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka publikuar rezultatet e kontrollit në sektorin e qumështit. AUV, tha se nga 495 mostra që janë analizuar kanë dalë 93 mospërputhje, 46 prej të cilave kanë të bëjnë me deklarimin dhe praninë e vajit të palmës. 

“Kontrollet tona kanë evidentuar se një numër i madh operatorësh nuk posedonin autorizime të veçanta për përpunimin e produkteve që përmbajnë vaj palme, yndyrë bimore, qumësht pluhur apo përbërës tjerë zëvendësues”, tha Kryeshefi i Agjencisë, Bekim Hoxha.

Ajka Sh.P.K. është kompania së cilës iu detektuar vaji i palmës të cilën nuk e kishte deklaruar. Kësaj kompanie ju detektua edhe yndyrë bimore por e cila nuk ishte deklaruar në paketimin e produktit.

Kjo kompani është në pronësi të Ramadan Memajt i cili drejton Shoqatën e Qumështoreve të Kosovës, e cila vazhdon të prezantohet publikisht si përfaqësuesja kryesore e industrisë së qumështit në vend.

Megjithatë, të dhënat mbi numrin e anëtarëve dhe kapacitetet e tyre prodhuese tregojnë një realitet krejt tjetër.

Përfaqësimi real i sektorit bëhet nga Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (ShIQK), e cila përfshin 15 fabrika të qumështit. Këto kompani së bashku grumbullojnë çdo ditë qindra mijëra litra qumësht nga fermerët kosovarë.

Kompania Ajka Sh.P.K., pronar i së cilës është Ramadan Memaj, sipas të dhënave të industrisë grumbullon rreth 1 mijë litra qumësht në ditë, sasi kjo që është shumë më e vogël krahasuar me fabrikat kryesore të përpunimit të qumështit në Kosovë. Vetëm fabrika Vita grumbullon rreth 100 mijë litra qumësht në ditë nga fermerët vendorë.

Memaj në kulmin e fushatës publike kundër përpunuesve të qumështit në vend priti në takim ministrin në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja.

Por duket se edhe mbajtja e “zhagut” ndaj ministrit nuk e ka lënë kompaninë pa e përfshirë këto rezultate duke treguar se në produktet e saj u gjet vaj palme dhe yndyrë bimore e pa deklaruar.

Në faqen e saj në rrjete sociale Ajka Sh.P.K promovon produkte 100% të freskëta, vendore e natyrale por kjo del të jetë e pasaktë nga analizat e AUV, sipas të cilave produktet e kësaj kompanie kanë vaj palme.

Pas publikimit të raportit të analizave nga AUV, shoqata e udhëhequr nga Memaj ka bërë thirrje për ndalimin e vajit të palmës në fabrikat e përpunimit të qumështit, edhe pse kompania Ajka, në pronësi të tij, ndodhet në mesin e përdoruesve të kësaj yndyre bimore.

“Fshehja masive e vajit të palmës dhe qumështit pluhur në produktet e qumështit tregon se jemi duke u përballur me një problem jashtëzakonisht të madh, i cili mund dhe duhet të ndalet”, ka thënë shoqata e drejtuar nga Memaj, në një komunikatë për media.

 

JU REKOMANDOJMË

OSHP e fut në “listë të zezë” për gjashtë muaj kompaninë Grand Construction, dyshohet se dorëzoi dokument të falsifikuar

OSHP e fut në “listë të zezë” për gjashtë muaj kompaninë Grand Construction, dyshohet se dorëzoi dokument të falsifikuar
06/08/2026 - 15:23

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka diskualifikuar kompaninë Grand Construction nga procedurat e prokurimit. OSHP konstatoi se kompania ka dorëzuar dokumente me përmbajtje të rreme ose të falsifikuara...

Më shumëDetails

“Kosova nuk ka kohë për të humbur” – OVL UÇK i bën thirrje Kurtit të krijojë institucionet

“Kosova nuk ka kohë për të humbur” – OVL UÇK i bën thirrje Kurtit të krijojë institucionet
06/08/2026 - 15:06

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka reaguar ndaj bllokadës institucionale në Kosovë, duke e bërë përgjegjës kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mosfunksionimin e...

Më shumëDetails

Hasani sqaron situatën në Kuvend: S’shkohet në zgjedhje me automatizëm nëse s’ka konstituim, pasojat juridike pas afatit janë më të rënda

Hasani sqaron situatën në Kuvend: S’shkohet në zgjedhje me automatizëm nëse s’ka konstituim, pasojat juridike pas afatit janë më të rënda
06/08/2026 - 14:33

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, profesori Enver Hasani, ka sqaruar edhe atë se çfarë ndodh në rast të mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës deri nesër, shkruan Gazeta Express....

Më shumëDetails

Haziri bën thirrje për bashkëpunim: Kur nuk zbatohet vullneti i popullit, lëndohet demokracia

Haziri bën thirrje për bashkëpunim: Kur nuk zbatohet vullneti i popullit, lëndohet demokracia
06/08/2026 - 14:29

Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se pas betimit të deputetëve, Kuvendi i Kosovës po e rikthen rolin e tij kushtetues në legjislaturën e...

Më shumëDetails

Vela: Opozita para dilemës – marrëveshje për Presidentin me LVV-në, ose zgjedhje në dhjetor

Vela: Opozita para dilemës – marrëveshje për Presidentin me LVV-në, ose zgjedhje në dhjetor
06/08/2026 - 14:27

Blerim Vela, ish-shef i stafit në kabinetin e Vjosa Osmanit gjatë një periudhe kur ajo ishte presidentes e Kosovës, thotë se partitë opozitare janë para dilemës – të...

Më shumëDetails

Kosova Med në bashkëpunim me QKMF “Nëna Tereza” në Klinë shënojnë Javën Botërore të Udhqyerjes me Gji me aktivitete sensibilizuese

Kosova Med në bashkëpunim me QKMF “Nëna Tereza” në Klinë shënojnë Javën Botërore të Udhqyerjes me Gji me aktivitete sensibilizuese
06/08/2026 - 13:48

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Nënë Tereza” në Klinë, në bashkëpunim me Kosova Med Healthcare, ka organizuar aktivitete sensibilizuese dhe edukative në kuadër të Javës Botërore të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik

    Bie çmimi i naftës- Këto janë çmimet maksimale për sot

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Pas shtyrjes së seancës konstituive, Albin Kurti bën këtë veprim të papritur

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dy të lënduar, njëri rëndë: Krejt çka dihet për eksplodimin e veturës në Gjilan

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Edhe burri i Albulena Haxhiut godet LDK-në pas takimeve Kurti – Abdixhiku

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë