Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasada e SHBA-së: Formimi i institucioneve të bëhet në përputhje me Kushtetutën edhe vendimet e GJK’së

06/08/2026 - 15:58
në Kryesore, Lajme
A A
Ambasada e SHBA-së: Formimi i institucioneve të bëhet në përputhje me Kushtetutën edhe vendimet e GJK’së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka kërkuar nga liderët politikë në Kosovë që të punojnë duke u bazuar në Kushtetutë dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për ndërtimin e institucioneve të reja.

Duke alarmuar për mundësitë e humbura, ambasada thekson se ka ardhur koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka kërkuar respektimin e Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në ndërtimin e institucioneve të vendit, në një përgjigje Express, që e dërgoi para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit.

“Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tij që të përmbushin zotimin për të punuar në interesin më të mirë të vendit”, theksoi Ambasada.

Mesazhi për respektim të Kushtetutës dhe vendimeve të gjykatës erdhi pikërisht në ditën kur seanca konstituive për Kuvendin s’nxori Kuvend të konstituuar për shkak të kërkesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për kohë shtesë për bisedime për Presidentin, e cila u aprovua nga kryesuesi i seancës, bashkëpartiaku i tij, Avni Dehari.

Afati për konstituim të Kuvendit, sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar, obligon deputetët që ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve nga dita e certifikimit të rezultateve zgjedhore. Ky afat përfundon nesër më 7 gusht, në orën 23:59.

Kurti nuk dha shenja se do ta thërrasin vazhdimin e seancës brenda këtij afati, duke thënë se i duhet kohë shtesë për bisedime dhe se “vetëm atëherë kur ta kemi arritur dakordimin për çështjen e Presidentit, të procedojmë me konstituimin e institucioneve të tjera”.

Por, pritshmëri tjera kanë amerikanët nga udhëheqësit politikë kosovarë.

Qytetarët e Kosovës presin nga udhëheqësit e tyre që ta përmbushin zotimin për të vepruar në interesin më të mirë të vendit. Ky ngërç i vazhdueshëm politik po i kushton Kosovës mundësi të humbura. Ka ardhur koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, tha më tej ambasada në përgjigje.

Për kohën që po e humb Kosova dje paralajmëroi edhe ambasada e Gjermanisë në vend.

“Kosova nuk ka kohë për të humbur: Shpresojmë që institucionet e reja të formohen në kohën e duhur dhe për një mandat të plotë, në mënyrë që të mund të vazhdojmë punën për agjendën tonë të përbashkët europiane me Kosovën”, tha kjo ambasadë në një përgjigje për Express.

Shtyrjen e procesit të konstituimit të Kuvendit Kurti e arsyetoi me “nevojën” për t’iu kthyer bisedimeve për çështjen e Presidentit me pretendimin se me ngulm synon shmangien e zgjedhjeve.

“Dhe kur ta kemi një marrëveshje, ta ftojmë vazhdimin e seancës konstituive. Pra, kur të jemi të siguruar që kemi bërë çdo gjë për të evituar shkuarjen edhe në një palë zgjedhje të panevojshme për shtetin, të paarsyeshme për qytetarët, e të dëmshme për buxhetin dhe ekonominë”, tha Kurti në një konferencë për media pas seancës ku vazhdoi të tregojë për ftesat e dërguara partive politike.

Derisa PDK është pozicionuar në opozitë dhe Aleanca ka kërkuar përmbushjen e disa pikave që kryesisht lidhen me përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan në këmbim të votave për Presidentin, LDK është angazhuar në bisedime me Vetëvendosjen.

I pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, para nisjes së seancës konfirmoi se “kanë distancë” për çështjen e Presidentit meqë tha se LDK kërkon “balancë demokratike” të ndarjes së pushteteve në përputhje me rezultatin e dalë nga zgjedhjet.

Numrat në epërsi të Vetëvendosjes i përmendi Kurti edhe për Presidentin në konferencën në Kuvend.

“Presidenti ose Presidentja nuk i takon ndonjë partie. Nëse do t’i takonte ndonjë partie atëherë duhet parë numrat. LVV i ka 53, tri partitë tjera opozitare bashkë 47, apo 6 më pak se ne”, tha Kurti, derisa përmendi sërish “koncensionin e madh” që bëri me tërheqjen e kandidaturës së Glauk Konjufcës për President.

JU REKOMANDOJMË

Asnjë fjalë për ngërçin dhe ndërprerjen e seancës nga Kurti, Osmani shkruan për betimin e saj si deputete

“Pse është atraktive për ju të strehoni kriminelët tanë?”, gazetarët danezë e pyesin Osmanin për marrëveshjen me të burgosur
06/08/2026 - 16:48

Vjosa Osmani, bashkëpunëtorja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shkruar për betimin e saj si deputete në Kuvendin e Kosovës, por pa thënë ndonjë fjalë a kundërshti për...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 të tjerëve për krime lufte në Gjakovë

Burimi: Nuk mund të pritet kurrë nga Serbia që ta ekstradojë Milan Radoiçiqin
06/08/2026 - 16:21

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë, me propozim për mbajtjen e gjykimit në mungesë, kundër 20 të pandehurëve për krime lufte kundër popullsisë civile në Komunën e...

Më shumëDetails

Kurti: Albulena Haxhiu do vazhdojë të jetë u.d Presidente, si unë Kryeministër në detyrë

Haxhiu përsëri në mbrojtje të Kurtit: Asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë
06/08/2026 - 16:10

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë si ai, edhe Albulena Haxhiu është ende ushtruese e detyrës së presidentes, ani pse, ka dhënë betimin si deputete në legjislaturën...

Më shumëDetails

“Haxhiu po ushtron tri funksione, kjo është katrahurë institucionale”

A do të jetë Haxhiu kandidatja e propozuar nga VV edhe në tri seancat e ardhshme? – Tregon deputeti Rexha
06/08/2026 - 16:03

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pasi Albulena Haxhiu u betua si deputete, duke kritikuar situatën institucionale dhe mënyrën se si, sipas tij, po...

Më shumëDetails

Jakup Nura i PDK-së betohet si deputet i Kuvendit: Besimi i qytetarëve është obligim për të vepruar me integritet, përgjegjësi dhe përkushtim

Jakup Nura i PDK-së betohet si deputet i Kuvendit: Besimi i qytetarëve është obligim për të vepruar me integritet, përgjegjësi dhe përkushtim
06/08/2026 - 15:54

Jakup Nura i PDK-së është betuar sot si deputet i Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Online Veriuinfo. Ai ka thënë se besimi i qytetarëve është obligim për të...

Më shumëDetails

“Kurti e ka marrë peng Kuvendin”, Molliqaj: Protestat popullore e vetmja rrugëdalje

Molliqaj për vendimin e Speciales: Kjo gjykatë tashmë ka shkaktuar shumë dëm, reagimi nuk duhet ta presë ditën e fundit
06/08/2026 - 15:39

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas situatës së re të krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës. Ai ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik

    Bie çmimi i naftës- Këto janë çmimet maksimale për sot

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Pas shtyrjes së seancës konstituive, Albin Kurti bën këtë veprim të papritur

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Edhe në kompaninë Ajka Sh.P.K. me pronar Ramadan Memajn, ‘tellallin’ e Armend Mujës, u gjet vaj palme e padeklaruar

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Dy të lënduar, njëri rëndë: Krejt çka dihet për eksplodimin e veturës në Gjilan

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë