Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasada e SHBA-së: Formimi i institucioneve të bëhet në përputhje me Kushtetutën edhe vendimet e GJK’së

06/08/2026 - 15:58
në Kryesore, Lajme
A A
Ambasada e SHBA-së: Formimi i institucioneve të bëhet në përputhje me Kushtetutën edhe vendimet e GJK’së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka kërkuar nga liderët politikë në Kosovë që të punojnë duke u bazuar në Kushtetutë dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për ndërtimin e institucioneve të reja.

Duke alarmuar për mundësitë e humbura, ambasada thekson se ka ardhur koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka kërkuar respektimin e Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në ndërtimin e institucioneve të vendit, në një përgjigje Express, që e dërgoi para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit.

“Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tij që të përmbushin zotimin për të punuar në interesin më të mirë të vendit”, theksoi Ambasada.

Mesazhi për respektim të Kushtetutës dhe vendimeve të gjykatës erdhi pikërisht në ditën kur seanca konstituive për Kuvendin s’nxori Kuvend të konstituuar për shkak të kërkesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për kohë shtesë për bisedime për Presidentin, e cila u aprovua nga kryesuesi i seancës, bashkëpartiaku i tij, Avni Dehari.

Afati për konstituim të Kuvendit, sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar, obligon deputetët që ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve nga dita e certifikimit të rezultateve zgjedhore. Ky afat përfundon nesër më 7 gusht, në orën 23:59.

Kurti nuk dha shenja se do ta thërrasin vazhdimin e seancës brenda këtij afati, duke thënë se i duhet kohë shtesë për bisedime dhe se “vetëm atëherë kur ta kemi arritur dakordimin për çështjen e Presidentit, të procedojmë me konstituimin e institucioneve të tjera”.

Por, pritshmëri tjera kanë amerikanët nga udhëheqësit politikë kosovarë.

Qytetarët e Kosovës presin nga udhëheqësit e tyre që ta përmbushin zotimin për të vepruar në interesin më të mirë të vendit. Ky ngërç i vazhdueshëm politik po i kushton Kosovës mundësi të humbura. Ka ardhur koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, tha më tej ambasada në përgjigje.

Për kohën që po e humb Kosova dje paralajmëroi edhe ambasada e Gjermanisë në vend.

“Kosova nuk ka kohë për të humbur: Shpresojmë që institucionet e reja të formohen në kohën e duhur dhe për një mandat të plotë, në mënyrë që të mund të vazhdojmë punën për agjendën tonë të përbashkët europiane me Kosovën”, tha kjo ambasadë në një përgjigje për Express.

Shtyrjen e procesit të konstituimit të Kuvendit Kurti e arsyetoi me “nevojën” për t’iu kthyer bisedimeve për çështjen e Presidentit me pretendimin se me ngulm synon shmangien e zgjedhjeve.

“Dhe kur ta kemi një marrëveshje, ta ftojmë vazhdimin e seancës konstituive. Pra, kur të jemi të siguruar që kemi bërë çdo gjë për të evituar shkuarjen edhe në një palë zgjedhje të panevojshme për shtetin, të paarsyeshme për qytetarët, e të dëmshme për buxhetin dhe ekonominë”, tha Kurti në një konferencë për media pas seancës ku vazhdoi të tregojë për ftesat e dërguara partive politike.

Derisa PDK është pozicionuar në opozitë dhe Aleanca ka kërkuar përmbushjen e disa pikave që kryesisht lidhen me përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan në këmbim të votave për Presidentin, LDK është angazhuar në bisedime me Vetëvendosjen.

I pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, para nisjes së seancës konfirmoi se “kanë distancë” për çështjen e Presidentit meqë tha se LDK kërkon “balancë demokratike” të ndarjes së pushteteve në përputhje me rezultatin e dalë nga zgjedhjet.

Numrat në epërsi të Vetëvendosjes i përmendi Kurti edhe për Presidentin në konferencën në Kuvend.

“Presidenti ose Presidentja nuk i takon ndonjë partie. Nëse do t’i takonte ndonjë partie atëherë duhet parë numrat. LVV i ka 53, tri partitë tjera opozitare bashkë 47, apo 6 më pak se ne”, tha Kurti, derisa përmendi sërish “koncensionin e madh” që bëri me tërheqjen e kandidaturës së Glauk Konjufcës për President.

JU REKOMANDOJMË

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales
25/09/2026 - 18:11

Komunat e Kosovës po protestojnë edhe në shi kundër verdiktit të Gjykatës Speciale. Në disa komuna të Kosovës po mbahen protesta të organizuara nga Organizata e Veteranëve të...

Më shumëDetails

Lushtaku nga protesta në Skenderaj: Turpi më i madh që Donika Gërvalla të jetë në Qeverinë e Kosovës

Lushtaku nga protesta në Skenderaj: Turpi më i madh që Donika Gërvalla të jetë në Qeverinë e Kosovës
25/09/2026 - 18:03

Kryetari i Skenderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është e turpshme që ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës....

Më shumëDetails

Protesta për çlirimtarët, Bulliqi: Dikur ata luftuan për lirinë tonë, sot jemi bashkë për lirinë e tyre

Protesta për çlirimtarët, Bulliqi: Dikur ata luftuan për lirinë tonë, sot jemi bashkë për lirinë e tyre
25/09/2026 - 17:49

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur para qytetarëve të tubuar në protestën në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Bulliqi tha se lufta e UÇK-së nuk...

Më shumëDetails

Kuvendi njofton për seancën e së hënës, në rend dite miratimi i Deklaratës për vendimin e Hagës

KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese
25/09/2026 - 17:17

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë të hënën, më 28 shtator, seancë plenare, e cila do të nisë në ora 11:00 në Sallën e Seancave.Sipas njoftimit...

Më shumëDetails

Shefi i EULEX-it shkon në Polici, takohet me Hoxhën

Shefi i EULEX-it shkon në Polici, takohet me Hoxhën
25/09/2026 - 16:50

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, priti sot në takim zyrtar shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes. Takimi u zhvillua në...

Më shumëDetails

Hallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë mund t’i vlejë katërshes së UÇK-së nga rasti i tij në Apel?

Hallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë mund t’i vlejë katërshes së UÇK-së nga rasti i tij në Apel?
25/09/2026 - 16:49

Një standard prej 200 metrash u bë hallka që çoi në përmbysjen e dënimit prej 24 vjetësh të Ante Gotovinës. Më shumë se një dekadë më vonë, rasti...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • A do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Speciales? Kjo është përgjigjja e Kurtit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë