Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku para takimit me Kurtin: Nuk ka asnjë arsye të vonohet konstituimi i Kuvendit

07/08/2026 - 13:52
në Lajme
A A
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit në sekond: Si kryeministër, në javën e parë do ta bëjë koeficientin 150 euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se procesi duhet të vazhdojë pa vonesa.

Para takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Abdixhiku tha se fokusi mbetet te përmbushja e obligimeve kushtetuese.

“Do të vazhdojmë me punët tona që duhet të bëjmë që të konstituohet Kuvendi. Nuk ka asnjë arsye që të vonohet konstituimi i Kuvendit. Po më lejoni të shkoj në takim, e pas takimit do të deklarohem”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët se çfarë nënkupton kërkesa e LDK-së, Abdixhiku u përgjigj shkurt se ajo lidhet “…për konstituimin e Kuvendit”.

Në pyetjen nëse pret një marrëveshje gjatë ditës apo thirrjen e seancës konstitutive, kreu i LDK-së theksoi se seanca duhet të mbahet pa vonesë.

“Duhet të ketë seancë konstitutive. Duhet të ketë seancë konstitutive. Nuk ka nevojë të vonohet me konstituimin e Kuvendit. Duhet të votohet kryetari i Kuvendit dhe Kryesia e Kuvendit. LDK-ja as ka kërkuar, as kërkon që të bëhet ose të ketë vonesa të tilla”, deklaroi ai.

Abdixhiku shtoi se përgjegjësia për mbarëvajtjen e procesit bie edhe mbi partinë e parë, duke lënë të kuptohet se çdo vonesë eventuale nuk duhet të përdoret për qëllime negociuese.

“Por tani, kjo është përgjegjësi edhe e partisë së parë, e cila qëllon që ka më të vjetrin në seancë aty, të ulur në karrigen e kryesuesit të Kuvendit. Por në qoftë se është bërë për taktikë negociuese, le ta themi shumë qartë: LDK-ja nuk nënshtrohet e Republika nuk dorëzohet. Prandaj, as nuk nënshtrohemi, as nuk dorëzohemi”, u shpreh ai.

Abdixhiku tha se pas takimit do të dalë sërish para mediave.

“Tani po shkoj në takim, e pas takimit do të përpiqemi sa më mirë të përfaqësojmë interesat e Kosovës, popullit të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas takimit deklarohemi edhe para medieve në Kuvendin e Kosovës”, tha Abdixhiku.

JU REKOMANDOJMË

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, s’ka marrëveshje

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, s’ka marrëveshje
07/08/2026 - 15:37

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti ka deklaruar se janë larg marrëveshjes me partinë e këtij të fundit, raporton Ekonomia Online...

Më shumëDetails

Haki Abazi: “Koha shtesë” e Kurtit episod i radhës për shkatërrimin e LDK’së, Kushtetuta s’është kampionat që të kërkosh vazhdime

Kandidatja e AAK lidhi koalicion me VV’në në Fushë Kosovë, Abazi: U tregua pragmatike, s’jemi zbutur
07/08/2026 - 15:34

Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Haki Abazi, tha se kërkesa e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për “kohë shtesë” është episodi i radhës në “serialin për shkatërrimin e LDK-së”. Por,...

Më shumëDetails

Raportohet se sonte mblidhen deputetët për konstituimin e Kuvendit

100 deputetët shqiptarë që kanë siguruar deri më tani ulëse në Kuvendin e Kosovës
07/08/2026 - 15:13

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sonte për vazhdimin e seancës konstituive dhe për përfundimin e procesit të konstituimit të legjislaturës së re. Raportohet se seanca...

Më shumëDetails

Kryeziu: Sot përfundon afati për konstituimin e Kuvendit, mosveprimi cenon rendin kushtetues dhe demokratik

Kryeziu: Aktgjykimi është një “arrnim kushtetues”, por mund të kryejë punë
07/08/2026 - 15:02

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori i së drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar për Front Online se afati i arsyeshëm për konstituimin e Kuvendit është 30 ditë...

Më shumëDetails

Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi

Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
07/08/2026 - 14:42

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar për zhvillimet rreth konstituimit të institucioneve, duke kritikuar mundësinë që seanca e radhës të mbahet gjatë natës. “Në pamundësi me zhbë...

Më shumëDetails

Mustafa: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij

Mustafa: Ministrat që janë zgjedhur deputetë janë në shkelje të Kushtetutës, lënda të procedohet në Kushtetuese
07/08/2026 - 14:25

Ish-kryeministri dhe ish-kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se veprimi i liderit të LVV-së, Albin Kurti, duke mos propozuar emër për kryetar të Kuvendit të Kosovës po...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve

    Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ekipi i “Shënjestër” denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve të saj në Han të Elezit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Bie çmimi i naftës në Kosovë, ja sa shitet sot

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Prapaskenat e aksionit/ ‘Analizat janë sekrete’, disa inspektorë të IQMT-së refuzuan kërkesën e ministri Muja për largimin nga marketet të prudukteve me ‘vaj palme’

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta dyshohet të jenë tre mërgimtarët që vdiqën në aksidentin në Gjermani, mes tyre një 16-vjeçar

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë