Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori i së drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar për Front Online se afati i arsyeshëm për konstituimin e Kuvendit është 30 ditë nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve, duke theksuar se kjo mbështetet edhe nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2025, i cili, sipas tij, është detyrues për deputetët.
“Në bazë të Kushtetutës, afati i arsyeshëm është 30 ditë nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve. Kjo është e mbështetur edhe me një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2025, i cili është urdhërues për deputetët. Sonte është afati i fundit. Nëse nuk respektohet, nuk ka masë ndëshkuese, por deputetët janë të detyruar ta konstituojnë Kuvendin, përndryshe cenohet rendi kushtetues dhe demokratik i Republikës”, ka deklaruar Kryeziu për Front Online.
Ndërkohë, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku po zhvillojnë takim për të diskutuar një marrëveshje politike, me fokus çështjen e presidentit.
Kurti dje nuk propozoi emër për kryetar të Kuvendit, duke kërkuar kohë shtesë për bisedime me LDK-në./Front Online












