Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se takimi me kreun e LDK’së, Lumir Abdixhiku, ishte “i hapur, i sinqertë”, por se nuk ka marrëveshje politike.
“Por, unë jam i bindur se për qëndrueshmëri përpara, që nënkupton edhe evitimi i zgjedhjeve të reja e të panevojshme, nuk është e mundur ndryshe përveçse pa marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit. Pra, në kushtet kur ne zgjedhim kryetarin dhe Kryesinë e Kuvendit dhe Qeverinë e re, mirëpo vijmë sërish tek problemi i zgjedhjes së presidentit, kjo është një formulë tashmë e provuar dhe me metodë të njëjtë s’mund të kemi rezultat tjetërfare, andaj kjo do të shpiente pashmangshëm drejt shpërndarjes së Kuvendit. Marrëveshjen politike s’e kemi ende. Pritjet janë të ndryshme, qëndrimet nuk përputhen dhe është bindja ime që ka një dallim drastik në mes të rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK. Rezultati është vullnet i popullit dhe ne s’mund ta bëjmë një marrëveshje që do ta deformonte rezultatin”.











