Policia e Kosovës ka publikuar pamjet e aksionit për arrestimin e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok.
Në pamjet e publikuara nga Policia e Kosovës vërehet se në aksion ka qenë i pranishëm edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
J.R ishte arrestuar të dielën nën dyshimet për “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, arrestimi i të dyshuarit ishte rezultat i një pune intensive hetimore, të zhvilluar nga hetuesit policorë dhe Prokuroria Speciale, në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm institucional për hetimin dhe zbardhjen e krimeve të luftës.













