Miftaraj, ka shtuar edhe se, kur afati afati 30-ditor nuk u respektua, Gjykata ka konstatuar se aktgjykimi i saj nuk ishte zbatuar dhe se Kuvendi nuk ishte konstituar sipas Kushtetutës, por Gjykata njëjtë ka konstatuar edhe se s’ka pasoje juridike nëse deputetet vendosin me shkel Kushtetutën.
‘’ Kemi fat te keq qe neve na ka ra hise me pas nje Avni Dehar qe me vendim te gjykates eshte shpall fajtor per kryerje te veprave penale dhe i njejti ka pranuar te jete vegel e Albin Kurtit dhe LVV me shkel Kushtetuten sa here te duan’’, ka shkruar Miftaraj.
Postimi:
Gjykata Kushtetuese ka vendosur dhe ka publikuar dy aktgjykime lidhur me konstituimin e Kuvendit.
As edhe nje deputet nuk ka nevojë ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese se paku per kete pike, pasi GJK nuk mundet te dal jashte asaj qe e ka dhene dy here.
Afati prej 30 ditësh sipas GJK është detyrues dhe brenda tij Kuvendi duhet të konstituohet.
Të gjitha institucionet dhe deputetët janë të detyruar t’i zbatojnë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, sepse ato janë përfundimtare dhe detyruese.
Kur afati 30-ditor nuk u respektua, Gjykata konstatoi se aktgjykimi i saj nuk ishte zbatuar dhe se Kuvendi nuk ishte konstituar sipas Kushtetutes, por Gjykata njejte ka konstatu se ska pasoje juridike nese deputetet vendosin me shkel Kushtetuten.
Kemi fat te keq qe neve na ka ra hise me pas nje Avni Dehar qe me vendim te gjykates eshte shpall fajtor per kryerje te veprave penale dhe i njejti ka pranuar te jete vegel e Albin Kurtit dhe LVV me shkel Kushtetuten sa here te duan.
Opozita sot do duhej te shkonin ne Kuvend dhe nga aty te ftonin Avniun dhe VV qe te kryenin obligimet kushtetuese. Opozita mundet me perdor dhe forma tjera demokratike me ndalu LVV me keqperdor shtetin per teke te tyre antikushtetuese.













