Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi vazhdimi i seancës u caktua për ditën e nesërme.
Hoti tha VV’ja ka bërë tri shkelje kushtetuese enda pa nisur mandatin e ri.
Hoti, në postimin e tij, si shkelje kushtetuese përmendi thirrjen për vazhdimin e seancës për ditën e nesërme; Mos propozimin për kryetar të kuvendit; dhe, Mbajtja e pozitave në Qeveri pas dhënies së betimit si deputetë.
Postimi:
Tri shkelje kushtetuese ende pa nisur mandatin e ri:
1. Duke e thirrur vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për nesër në orën 11:00, që është jashtë afatit kushtetues 30-ditor, kryesuesi i seancës konstituive po e shkel Kushtetutën.
2. Duke mos e bërë propozimin për Kryetar të Kuvendit në seancën e djeshme apo sot brenda afatit kushtetues, Grupi më i madh Parlamentar LVV po e shkel Kushtetutën.
3. Duke i mbajtur pozitat në Qeveri pas dhënies së betimit si deputetë, Kurti dhe të tjerët janë duke e shkelur Kushtetutën dhe ligjin.
Përballë këtij sulmi të hapur ndaj rendit kushtetues, opozita duhet pa asnjë hezitim të shfrytëzojë çdo mekanizëm kushtetues dhe ligjor për t’i ndalur këto shkelje dhe për t’i mbajtur përgjegjës autorët e tyre.
Mbrojtja e Kushtetutës nuk është zgjedhje politike, por detyrim ndaj Republikës dhe qytetarëve që na besuan.














