Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Miftaraj: Dehari shkeli Kushtetutën, LVV-ja delegjitimoi deputetët

08/08/2026 - 10:41
në Lajme
A A
Miftaraj: Dehari shkeli Kushtetutën, LVV-ja delegjitimoi deputetët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kritikuar ashpër kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, lidhur me mënyrën se si është menaxhuar procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Miftaraj thotë se Dehari duhej ta shfrytëzonte pozitën e tij për respektimin e Kushtetutës, ndërsa pretendon se thirrja e seancës jashtë afatit kushtetues përbën shkelje të Kushtetutës dhe të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë për Gazeta Blic, Miftaraj ka thënë se Dehari, si deputeti më i vjetër dhe kryesues i seancës konstituive, do të duhej të kishte integritetin e nevojshëm për ta ushtruar këtë përgjegjësi në funksion të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të institucioneve.“Avni Dehari, si kryesues i seancës, për shkak të kriterit se seanca konstituive udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, do të duhej të kishte integritet personal dhe profesional që këtë privilegj ta zbatonte në dobi të demokracisë, sundimit të ligjit dhe, çka është më e rëndësishmja, të respektonte Kuvendin e Kosovës dhe qytetarët e vendit, duke thirrur seancën konstituive brenda afatit kushtetues”, ka deklaruar Miftaraj.

Ai ka kritikuar më tej Deharin, duke pretenduar se ky i fundit ka vepruar në interes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe se thirrja e seancës jashtë afatit kushtetues përbën shkelje të Kushtetutës dhe të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.“Avni Dehari, në mungesë të theksuar të integritetit personal, vendosi të bëhet mjet i LVV-së, duke thirrur seancën konstituive jashtë afatit kushtetues dhe duke shkelur me qëllim Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur ai.
Sipas Miftarajt, kjo situatë ka ndikuar edhe në legjitimitetin e deputetëve të legjislaturës së re, të cilët, sipas tij, po e fillojnë punën me shkelje kushtetuese.“Avni Dehari dhe LVV-ja, me këtë veprim, delegjitimuan 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës e fillojnë me shkelje kushtetuese. Së paku 53 deputetë nga LVV-ja e bëjnë këtë me vullnetin e tyre, ndërsa pjesa tjetër sepse këtë ua imponon LVV-ja përmes Avni Deharit”, ka thënë Miftaraj.
Megjithatë, pavarësisht se afati kushtetues tashmë është tejkaluar, IKD-ja u bën thirrje deputetëve të marrin pjesë në procesin e konstituimit të Kuvendit, pasi, sipas Miftarajt, nuk ekziston një rrugë tjetër procedurale për të dalë nga situata e krijuar.“Edhe pse jashtë afatit kushtetues, IKD-ja fton deputetët e partive politike të marrin pjesë sot në konstituimin e Kuvendit, pasi nuk ka rrugë tjetër procedurale përveç konstituimit, edhe në shkelje kushtetuese, pas kalimit të afatit prej 30 ditësh. Kjo situatë është krijuar për fajin e plotë të LVV-së”, ka deklaruar ai.
Miftaraj është ndalur edhe te qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se kjo gjykatë tashmë ka nxjerrë dy aktgjykime lidhur me konstituimin e Kuvendit.“Gjykata Kushtetuese ka vendosur dhe ka publikuar dy aktgjykime lidhur me konstituimin e Kuvendit. Edhe sikur të shkojë një lëndë e re në këtë Gjykatë, e njëjta nuk mund të dalë jashtë asaj që ka përcaktuar dy herë më parë”, u shpreh Miftaraj.

Ai theksoi se afati prej 30 ditësh është detyrues dhe se brenda këtij afati Kuvendi duhej të ishte konstituuar.“Afati prej 30 ditësh, sipas Gjykatës Kushtetuese, është detyrues dhe brenda tij Kuvendi duhet të konstituohet”, tha drejtori i IKD-së.
Miftaraj ka rikujtuar gjithashtu se aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe detyruese për institucionet dhe deputetët.“Të gjitha institucionet dhe deputetët janë të detyruar t’i zbatojnë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, sepse ato janë përfundimtare dhe detyruese”, deklaroi ai.

Në fund, Miftaraj ka folur për pasojat e mosrespektimit të afatit 30-ditor, duke iu referuar konstatimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zbatimin e aktgjykimeve të saj.“Kur afati 30-ditor nuk u respektua, Gjykata konstatoi se aktgjykimi i saj nuk ishte zbatuar dhe se Kuvendi nuk ishte konstituuar sipas Kushtetutës. Megjithatë, Gjykata njëjtë ka konstatuar se nuk ka pasojë juridike nëse deputetët vendosin ta shkelin Kushtetutën”, ka përfunduar Miftaraj.

JU REKOMANDOJMË

Gjenerali amerikan viziton Mitrovicën e Veriut dhe Urën e Ibrit : Siguria fillon me njerëzit, çdo bisedë e çdo shtrëngim duarsh na ndihmon

Gjenerali amerikan viziton Mitrovicën e Veriut dhe Urën e Ibrit : Siguria fillon me njerëzit, çdo bisedë e çdo shtrëngim duarsh na ndihmon
25/09/2026 - 16:09

Shefi i Shtabit të misionit të KFOR-it, gjeneral brigade Chad Daniels, i shoqëruar nga oficerë të shtabit të tij ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut për të vëzhguar...

Më shumëDetails

Çlirim Haziri nis iniciativën: Ta veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së, vendose edhe ti në shtëpinë tënde

Çlirim Haziri nis iniciativën: Ta veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së, vendose edhe ti në shtëpinë tënde
25/09/2026 - 15:50

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka nisur një iniciativë të re, duke ftuar qytetarët të vendosin flamurin e UÇK-së në shtëpitë e tyre. Haziri...

Më shumëDetails

Zbardhen debatet në gjyq të “shokëve” të Ergys Agasit, Sulejmani: Pse Vlora Hysenin s’e mbani në burg, e mua po?

Zbardhen debatet në gjyq të “shokëve” të Ergys Agasit, Sulejmani: Pse Vlora Hysenin s’e mbani në burg, e mua po?
25/09/2026 - 15:29

Zbardhen diskutimet nga seanca me dyer të mbyllura për masat e sigurisë Fatjon Kalluçi, shef i laboratorit të Policisë Shkencore, dhe Embro Sulejmanit, kryekamarierit të një lokali pranë...

Më shumëDetails

“Naser, a po e çon në Zyre të Kryeministrit?”, Gërvalla me plot disponim e procedon ligjin për Byronë

“Naser, a po e çon në Zyre të Kryeministrit?”, Gërvalla me plot disponim e procedon ligjin për Byronë
25/09/2026 - 15:23

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka publikuar një klip duke nënshkruar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe duke e proceduar për...

Më shumëDetails

Obiliqi propozon 100 euro në muaj për fëmijët me aftësi të kufizuara

Obiliqi propozon 100 euro në muaj për fëmijët me aftësi të kufizuara
25/09/2026 - 15:10

Fëmijët me aftësi të kufizuara në Komunën e Obiliqit mund të përfitojnë nga 100 euro në muaj, pas propozimit për mbështetje financiare që ka kaluar sot në Komitetin...

Më shumëDetails

“Mbetën në gjysmë edhe shumë ëndrra” – Egzoni emocionon me fjalët për Laurentin

“Mbetën në gjysmë edhe shumë ëndrra” – Egzoni emocionon me fjalët për Laurentin
25/09/2026 - 15:04

Egzon Sahiti ka përkujtuar shokun e tij të ngushtë, Laurent Krasniqin, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Llukar të Prishtinës. Në rrjetet sociale, ai ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Biseda e familjarit të heroit Afrim Bunjaku me Klestor Veselin: “Kadria na maroi këtë…”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • A do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Speciales? Kjo është përgjigjja e Kurtit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë