Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se seanca e sotme është jashtë demokracisë, por thotë se opozita nuk e bojkoton atë.
“Sot jemi në një situatë anarkike, jashtë rendit, jashtë demokracisë. Betejën duhet ta bëjmë brenda Kuvendit e jashtë Kuvendit. Por do të ishte e fundit që opozita ta bojkotojë një seancë të tillë”, ka deklaruar Hoxhaj, shkruan Express.
Ai ka thënë se është qëllimi i Kurtit që të fajësojë opozitën për bojkot të seancës.
“Kurti dëshiron ta fajësojë opozitën që po e bojkotojnë seancën”, ka shtuar ai.













