Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova siguron një grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

10/08/2026 - 09:21
në Lajme
A A
Kosova siguron një grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Financave ka nënshkruar marrëveshje granti në vlerë prej 5 milionë euro me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), për financim shtesë të Projektit “Zhvillimi i sektorit të energjisë Faza VII – Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit”, i cili do të mbështesë realizimin e një sërë projekteve për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës së transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë.

Projekti zbatohet nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe mbështet investimet që synojnë fuqizimin e infrastrukturës së transmisionit, rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike, si dhe avancimin e integrimit të tregut energjetik.

Investimi i mbështetur përmes këtij financimi paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të sistemit energjetik dhe modernizimin e mëtejshëm të rrjetit të transmisionit në vend.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, vlerësoi angazhimin e KOSTT-it në zbatimin e projektit dhe rezultatet e arritura deri më tani, duke theksuar se ky financim shtesë i siguruar nga Qeveria Gjermane përmes KfW do të mbështesë realizimin e investimeve prioritare dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sistemit energjetik.

Drejtori i KfW-së për Kosovë, Moritz Remé, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës dhe konfirmoi gatishmërinë e KfW-së për të vazhduar mbështetjen për modernizimin e sektorit energjetik në Kosovë.

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT-it, Trim Tërnava, theksoi se këto projekte po realizohen sipas dinamikës së planifikuar, ndërsa mbështetja shtesë e siguruar nga KfW do të krijojë mundësi për modernizimin e mëtejshëm të rrjetit të transmetimit, duke rritur aftësinë e tij për t’iu përgjigjur zhvillimeve të së ardhmes dhe duke forcuar sigurinë dhe besueshmërinë e sistemit elektroenergjetik të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Konjufca: Seanca konstituive mund të zgjasë mbi një ditë, s’është dramatike, kush s’mendon kështu t’i drejtohet Kushtetueses

Konjufca thotë se “sipas të gjitha gjasave” do të jetë ministër i Jashtëm në qeverinë e re
10/08/2026 - 11:29

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca nuk e konsideron shkelje kushtetuese vazhdimin me ndërprerje të seancës konstituive të Kuvendit. Konjufca tha se për vazhdimin e...

Më shumëDetails

Behrami: Kurti po e shkel Kushtetutën, do me na marrë në qafë

Behrami: Serbia asnjëherë nuk e ka ndryshuar agjendën luftënxitëse
10/08/2026 - 11:12

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar lidhur me zvarritjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se deputetët ende...

Më shumëDetails

Konjufca: Serbia mbetet kërcënim për paqen në rajon, BE po tregohet tolerante ndaj Beogradit

Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, pret forcimin e partneritetit
10/08/2026 - 10:58

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Serbia vazhdon të paraqesë rrezik për stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës. Konjufca kritikoi po...

Më shumëDetails

Plumbi “qorr” çan çatinë dhe përfundon brenda dhomës së një shtëpie në Skenderaj – dyshohet se erdhi nga AK-47

Plumbi “qorr” çan çatinë dhe përfundon brenda dhomës së një shtëpie në Skenderaj – dyshohet se erdhi nga AK-47
10/08/2026 - 10:44

Një familje në Skenderaj është përballur me një situatë të rrezikshme mbrëmjen e së dielës, pasi një predhë ka depërtuar përmes çatisë dhe ka përfunduar brenda një dhome...

Më shumëDetails

Shkuan në Bajgorë, kur u kthyen shtëpinë e gjetën të thyer – hajnat marrin ari e para në vlerë 10 mijë euro

Shkuan në Bajgorë, kur u kthyen shtëpinë e gjetën të thyer – hajnat marrin ari e para në vlerë 10 mijë euro
10/08/2026 - 10:21

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku hajnat kanë shfrytëzuar mungesën disaorëshe të një familjeje për të hyrë me forcë në...

Më shumëDetails

Kaq po shitet një litër naftë sot

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
10/08/2026 - 10:16

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Sipas MINT, çmimi për një litër naftë sot është 1 euro...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Të shtëna me armë në qendër të Mitrovicës, e konfirmon Policia

    Të shtëna me armë në qendër të Mitrovicës, e konfirmon Policia

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dorëzohet Elvis Hoxha për dezinformatën me Time Kadriajn: Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Islami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Bajraktari: Tri alternativa për zhbllokimin e ngërçit në Kuvend

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Nga sot deri të mërkurën”, Kuvendi i Kosovës ka një njoftim të rëndësishëm

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë