Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkuan në Bajgorë, kur u kthyen shtëpinë e gjetën të thyer – hajnat marrin ari e para në vlerë 10 mijë euro

10/08/2026 - 10:21
në Lajme
A A
Shkuan në Bajgorë, kur u kthyen shtëpinë e gjetën të thyer – hajnat marrin ari e para në vlerë 10 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku hajnat kanë shfrytëzuar mungesën disaorëshe të një familjeje për të hyrë me forcë në shtëpinë e tyre dhe për të marrë stoli ari dhe mijëra euro para të gatshme.

Sinjali mëson se cak i vjedhjes ishte shtëpia e S. M. rreth 53-vjeç, ndërsa lidhur me rastin Policia ka arrestuar një 16-vjeçar, D.K.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 9 gusht, mes orës 15:00 dhe 19:00, derisa pronari dhe familjarët e tij kishin shkuar në Bajgorë.

Kur janë kthyer në shtëpi, ata kanë vërejtur se një dritare në katin e parë ishte hapur me forcë. Brenda shtëpisë, gjërat në dhomën e gjumit ishin përmbysur dhe rrobat ishin nxjerrë nga dollapi.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, nga shtëpia janë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 6 mijë euro dhe 4 mijë euro para të gatshme – me një dëm të deklaruar prej rreth 10 mijë eurosh.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe Forenzika Rajonale, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Hetimet kanë çuar te një i mitur, D.K. rreth 16-vjeç, i cili është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar ndalimi policor për 24 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe po hetohet më tej.

JU REKOMANDOJMË

Besa Shahini bëhet nënë, tregon pse mungoi nga angazhimi publik – nuk i kursen lavdatat për personelin mjekësor në QKUK

Besa Shahini bëhet nënë, tregon pse mungoi nga angazhimi publik – nuk i kursen lavdatat për personelin mjekësor në QKUK
25/09/2026 - 11:04

Ish-kandidatja për kryetare të komunës së Prishtinës, Besa Shahini, ka njoftuar se është bërë nënë, duke thënë se kjo ka qenë arsyeja se pse s’ka qenë e angazhuar...

Më shumëDetails

Hamza para mbledhjes së Kryesisë: Kërkojmë të procedohet Ligji për Specialen, respektojmë vendimin e Kushtetueses

Hamza para mbledhjes së Kryesisë: Kërkojmë të procedohet Ligji për Specialen, respektojmë vendimin e Kushtetueses
25/09/2026 - 10:59

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për media para hyrjes në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Kur është pyetur nëse do ta procedojnë emrin e...

Më shumëDetails

Mavraj fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të gjithë bashkë për çlirimtarët

Mavraj fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të gjithë bashkë për çlirimtarët
25/09/2026 - 10:42

Ish-pjesëmarrësi dhe një nga figurat e protestave të 1 tetorit 1997, Muhamet Mavraj, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për 1 tetor 2026...

Më shumëDetails

Italia ndalon zyrtarisht burkat dhe nikabet në shkolla, arsyetohet Meloni

Italia ndalon zyrtarisht burkat dhe nikabet në shkolla, arsyetohet Meloni
25/09/2026 - 10:12

 fytyrën, përfshirë burkat dhe nikabet, në shkolla. Kryeministrja Giorgia Meloni e ka mbështetur masën, duke deklaruar se askush nuk duhet të detyrohet ta fshehë fytyrën. Vendimi është pjesë...

Më shumëDetails

“Të shpërbëhet Specialja”, ish-këshilltari i Trumpit: Mendoj që kjo gjykatë është e paligjshme

“Të shpërbëhet Specialja”, ish-këshilltari i Trumpit: Mendoj që kjo gjykatë është e paligjshme
25/09/2026 - 09:37

Ish-këshilltari i presidentit Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, është shprehur për shkrirjen e Gjykatës Speciale, duke deklaruar se proceset ndaj ish-krerëve të UÇK-së kanë një element...

Më shumëDetails

OVL-UÇK proteston sot në të gjitha qytetet e Kosovës

OVL-UÇK proteston sot në të gjitha qytetet e Kosovës
25/09/2026 - 09:21

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka organizuar sot protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Biseda e familjarit të heroit Afrim Bunjaku me Klestor Veselin: “Kadria na maroi këtë…”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, publikohen pikat e rendit të ditës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Goditet grupi i dyshuar për fajde e kanosje në Prishtinë, këta janë tre të arrestuarit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • A do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Speciales? Kjo është përgjigjja e Kurtit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë