Tre lojtarë shqiptarë janë futur në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës, java e tretë!
Donat Rrudhani shënoi sërish gol për Sionin dhe kështu është vlerësuar me notën 8.2.
Një tjetër lojtar shqiptar me paraqitje të mirë ishte Liridon Berisha. Mbrojtësi u vlerësua me notën 7.5 dhe u fut në mesin e më të mirëve.
Pas dy ndeshjeve të dobëta, më në fund vjen një ndeshje e mirë nga portieri shqiptar, Simon Simoni.
Ai është vlerësuar me notën 9.1, pasi në ndeshjen ndaj St Gallenit bëri një performancë të jashtëzakonshme./Indeksonline/











