Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cakolli: Shkelja e afateve po normalizohet, të paktën 10 deputetë duhet ta dërgojnë çështjen në Kushtetuese

10/08/2026 - 14:06
në Kryesore, Lajme
A A
Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar lidhur me situatën e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit, duke thënë se përveç afatit 30-ditor, tashmë po shpërfillet edhe afati 48-orësh i përcaktuar për vazhdimin e procesit.

Cakolli ka thënë se shkeljet e afateve po normalizohen, nëse ato nuk kanë pasoja juridike.

“Përveçse u shkel afati 30-ditor, tashmë po shpërfillet edhe vetë kufiri 48-orësh, që fillimisht u përdor si mjet për ta shtyrë procesin pas afatit”, ka shkruar Cakolli.

Sipas tij, kjo situatë e bën edhe më urgjente dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, veçanërisht për shkak të afatit tetëditor për kontestimin e vendimit të Kuvendit.

Ai ka argumentuar se, pa një vendim të Kushtetueses, procesi i konstituimit të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe fillimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit mbetet pezull.

“Argumenti se kjo do t’i blinte kohë LVV-së tashmë e ka humbur kuptimin, sepse koha po fitohet edhe pa Gjykatën, përmes mosveprimit”, ka deklaruar Cakolli.

Cakolli ka ngritur edhe çështjen e ushtrimit të funksioneve ekzekutive nga kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat që janë certifikuar si deputetë.

Sipas tij, ushtrimi i njëkohshëm i këtyre funksioneve është i papajtueshëm me Kushtetutën dhe kjo, siç pretendon ai, është konfirmuar edhe nga Gjykata Supreme.

“Rrjedhimisht, edhe vendimet e tjera të nxjerra prej tyre pas certifikimit janë të kundërligjshme”, ka shkruar Cakolli.

Në fund, ai ka bërë thirrje që së paku dhjetë deputetë ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Të paktën dhjetë deputetë duhet ta dërgojnë sa më parë çështjen në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Cakolli, duke kërkuar që Gjykata të përcaktojë pasojat juridike të skadimit të afatit 30-ditor, vlefshmërinë e veprimeve të ndërmarra pas tij dhe nëse duhet të hapet rruga për zgjedhje të reja.

JU REKOMANDOJMË

Besa Shahini bëhet nënë, tregon pse mungoi nga angazhimi publik – nuk i kursen lavdatat për personelin mjekësor në QKUK

Besa Shahini bëhet nënë, tregon pse mungoi nga angazhimi publik – nuk i kursen lavdatat për personelin mjekësor në QKUK
25/09/2026 - 11:04

Ish-kandidatja për kryetare të komunës së Prishtinës, Besa Shahini, ka njoftuar se është bërë nënë, duke thënë se kjo ka qenë arsyeja se pse s’ka qenë e angazhuar...

Më shumëDetails

Hamza para mbledhjes së Kryesisë: Kërkojmë të procedohet Ligji për Specialen, respektojmë vendimin e Kushtetueses

Hamza para mbledhjes së Kryesisë: Kërkojmë të procedohet Ligji për Specialen, respektojmë vendimin e Kushtetueses
25/09/2026 - 10:59

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për media para hyrjes në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Kur është pyetur nëse do ta procedojnë emrin e...

Më shumëDetails

Mavraj fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të gjithë bashkë për çlirimtarët

Mavraj fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të gjithë bashkë për çlirimtarët
25/09/2026 - 10:42

Ish-pjesëmarrësi dhe një nga figurat e protestave të 1 tetorit 1997, Muhamet Mavraj, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për 1 tetor 2026...

Më shumëDetails

Italia ndalon zyrtarisht burkat dhe nikabet në shkolla, arsyetohet Meloni

Italia ndalon zyrtarisht burkat dhe nikabet në shkolla, arsyetohet Meloni
25/09/2026 - 10:12

 fytyrën, përfshirë burkat dhe nikabet, në shkolla. Kryeministrja Giorgia Meloni e ka mbështetur masën, duke deklaruar se askush nuk duhet të detyrohet ta fshehë fytyrën. Vendimi është pjesë...

Më shumëDetails

“Të shpërbëhet Specialja”, ish-këshilltari i Trumpit: Mendoj që kjo gjykatë është e paligjshme

“Të shpërbëhet Specialja”, ish-këshilltari i Trumpit: Mendoj që kjo gjykatë është e paligjshme
25/09/2026 - 09:37

Ish-këshilltari i presidentit Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, është shprehur për shkrirjen e Gjykatës Speciale, duke deklaruar se proceset ndaj ish-krerëve të UÇK-së kanë një element...

Më shumëDetails

OVL-UÇK proteston sot në të gjitha qytetet e Kosovës

OVL-UÇK proteston sot në të gjitha qytetet e Kosovës
25/09/2026 - 09:21

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka organizuar sot protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Biseda e familjarit të heroit Afrim Bunjaku me Klestor Veselin: “Kadria na maroi këtë…”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, publikohen pikat e rendit të ditës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Goditet grupi i dyshuar për fajde e kanosje në Prishtinë, këta janë tre të arrestuarit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • A do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Speciales? Kjo është përgjigjja e Kurtit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë