Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rriten rastet e fruthit në Kosovë, IKShPK: 112 të regjistruara deri sot

10/08/2026 - 18:43
në Lajme
A A
“Gatuajeni mishin e shkrirë menjëherë”, IKSHPK jep këshilla për parandalimin e shumimit të mikrobeve në ushqim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për 13 raste të reja të fruthit gjatë javës së fundit, duke e çuar në 112 numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara në vend.

Sipas IKShPK-së, situata është veçanërisht shqetësuese për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve gjatë vetëm një muaji.

“Më 10 korrik ishin raportuar 62 raste, ndërsa deri më 10 gusht janë regjistruar edhe 50 raste të reja, duke arritur gjithsej në 112 raste”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve, gjithsej 37. Pas kryeqytetit, numri më i lartë është raportuar në Fushë-Kosovë me 29 raste.

“Sipas shpërndarjes nëpër komuna, numri më i madh i rasteve është raportuar në Prishtinë me 37 raste, pasuar nga Fushë-Kosova me 29 raste, Ferizaj me 12 raste, Kaçaniku me 7 raste dhe Obiliq me 6 raste. Nga tri (3) raste janë raportuar në Drenas dhe Lipjan, ndërsa nga dy (2) raste në Gjilan, Skenderaj, Shtime, Shtërpce dhe Vushtrri. Nga një (1) rast është raportuar në Deçan, Graçanicë, Podujevë dhe Viti”.

“Gjatë javës së fundit, ekipet e vaksinimit në komunat me numrin më të lartë të rasteve të fruthit (Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Obiliq, Vushtrri dhe Skenderaj), kanë intensifikuar aktivitetet, me ç‘rast kanë vaksinuar me MMR gjithsej 147 fëmijë të vonuar për vaksinim sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit”, thuhet në njoftim.

IKShPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjunktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.

“Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK bën thirrje për angazhim të përbashkët të institucioneve përgjegjëse, profesionistëve shëndetësorë, prindërve dhe gjithë komunitetit për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së fruthit”.

“Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik”, njofton IKShPK-ja./Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Pas Kushtetutës, VV-ja shkel edhe Rregulloren e Kuvendit, qëllimshëm se thirrën seancën as pas 48 orësh

Pas Kushtetutës, VV-ja shkel edhe Rregulloren e Kuvendit, qëllimshëm se thirrën seancën as pas 48 orësh
10/08/2026 - 20:33

Vetëvendosje, përveç Kushtetutës dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ka shkelur edhe Rregulloren e Kuvendit, duke mos e vazhduar seancën konstituive brenda afatit prej 48 orësh, siç përcaktohet në...

Më shumëDetails

Refuzohet kërkesa e LVV-së për biletat e transportit urban, Rama: Jeni dashakëqij, edhe të padijshëm

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
10/08/2026 - 20:19

Sipas aktvendimit të datës 28 korrik 2026, Gjykata Administrative ka refuzuar kërkesën e grupit të asambleistëve të LVV-së për pezullimin dhe ndalimin e prodhimit të efekteve juridike të...

Më shumëDetails

Përditësimi i fundit: Pritje deri në 60 minuta në disa pika kufitare

Deri në dy orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
10/08/2026 - 20:06

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës. Sipas përditësimit të bërë më 10 gusht 2026,...

Më shumëDetails

Ramadani i Aleancës për çështjen e reduktimit të KFOR-it mbi Ibër: Mendjefëmijët e VV-së nuk i kuptojnë këto tema

Ramadani: Serbia synon që situata në veri të kaloj nga “brishtësia” në “eskalim”
10/08/2026 - 19:53

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar ashpër përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i akuzuar për mungesë njohurish në çështjet e sigurisë kombëtare. Në një reagim...

Më shumëDetails

Hamza pas mbledhjes së Kryesisë: Kurti nuk ka qëllim t’i japë vendit institucione

Hamza pas mbledhjes së Kryesisë: Kurti nuk ka qëllim t’i japë vendit institucione
10/08/2026 - 19:08

Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari Bedri Hamza është deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti sipas tij nuk ka qëllim që vendit...

Më shumëDetails

PDK: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

PDK: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
10/08/2026 - 18:31

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, ku njoftojnë se kanë “diskutuar për situatën e rëndë institucionale dhe politike në vend, të krijuar pas mos-konstituimit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Shkuan në Bajgorë, kur u kthyen shtëpinë e gjetën të thyer – hajnat marrin ari e para në vlerë 10 mijë euro

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Nga sot deri të mërkurën”, Kuvendi i Kosovës ka një njoftim të rëndësishëm

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Bajraktari: Tri alternativa për zhbllokimin e ngërçit në Kuvend

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë