Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ramadani i Aleancës për çështjen e reduktimit të KFOR-it mbi Ibër: Mendjefëmijët e VV-së nuk i kuptojnë këto tema

10/08/2026 - 19:53
në Lajme
A A
Ramadani: Serbia synon që situata në veri të kaloj nga “brishtësia” në “eskalim”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar ashpër përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i akuzuar për mungesë njohurish në çështjet e sigurisë kombëtare.

Në një reagim publik, Ramadani ka thënë se vendimet që lidhen me praninë e KFOR-it dhe rolin e Policisë së Kosovës janë rezultat i muajve të tërë të takimeve dhe diskutimeve.

Ai ka përmendur heqjen e pranisë statike të KFOR-it mbi Urë, ruajtjen e Manastirit të Deçanit nga Policia e Kosovës dhe patrullimin e përbashkët të kufirit nga KFOR-i dhe Policia.

“Këta mendjefëmijët e VV-së, me pozita të deputetëve apo në KQZ, as nuk kuptojnë dhe as nuk mësojnë gjë, pavarësisht sa shtrenjtë paguhen nga populli”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka pretenduar gjithashtu se këto çështje janë diskutuar me një numër të kufizuar personash dhe se në proces janë marrë parasysh edhe argumentet e tij profesionale.

Në fund, Ramadani u ka bërë thirrje përfaqësuesve të VV-së që, sipas tij, të angazhohen më shumë për shtetin dhe më pak në rrjetet sociale.

E plotë
Mendjefëmijët e VV-së nuk duhet të flasin në tema të Sigurisë Kombëtare!

Këta mendjefëmijët e VV-së, me pozita të deputetëve apo në KQZ, as nuk kuptojnë dhe as nuk mësojnë gjë, pavarësisht sa shtrenjtë paguhen nga populli.

Kaq të padijshëm janë sa mjerë populli për ta!

Janë muaj të tërë takimesh e diskutimesh që kanë sjellë vendimin për:

1) heqjen e pranisë statike të KFOR mbi Urë;

2) ruajtjen e Manastirit të Deçanit nga Policia e Kosovës;

3) patrullimin e përbashkët KFOR-Polici të kufirit, që do të fillojë së shpejti, bashkë me dhënie të koordinatave. (Këtë për shembull as nuk e keni dëgjuar, as nuk ia kuptoni vlerën, sepse thjesht JENI FORT TË PADIJSHËM!)

Të gjitha këto janë trajtuar me një numër të caktuar të ngushtë njerëzish, ndër të cilët kanë vlerësuar argumentimet e mia profesionale direkte dhe publike.

Bëni ndonjë gjë për shtetin!

Mos rrini në facebook 24 orë!

P. S

Ndoshta edhe Abetarja ju hyn në punë sa për fillim

JU REKOMANDOJMË

Trump e pret Xi-n me tapet të kuq, dhurata dhe darkë luksoze – por çfarë fshihet pas buzëqeshjeve?

Trump e pret Xi-n me tapet të kuq, dhurata dhe darkë luksoze – por çfarë fshihet pas buzëqeshjeve?
25/09/2026 - 08:10

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë përdorur tone të ngrohta gjatë vizitës së liderit kinez në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar nevojën për...

Më shumëDetails

Edi Rama goditet me vezë në ShBA

Edi Rama goditet me vezë në ShBA
25/09/2026 - 08:06

Kryeministri Edi Rama është përballur me aktivistët edhe në SHBA, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Pranë tij ishte edhe bashkëshortja, Linda Rama si...

Më shumëDetails

Gazmend Morina: S’kemi qenë të vëmendshëm ndaj rastit të Banjskës – por shteti i Kosovës ia tregoi vendin Serbisë

Gazmend Morina: S’kemi qenë të vëmendshëm ndaj rastit të Banjskës – por shteti i Kosovës ia tregoi vendin Serbisë
24/09/2026 - 23:38

Gazetari Gazmend Morina duke folur në 3-vjetorin e sulmit terrorist në Banjska ka deklaruar se sipas informatava që kanë qarkulluar edhe nga terreni, terroristët serbë kanë qenë të...

Më shumëDetails

Arrestohen dy të dyshuar për ‘Fajde’, u kapën në flagrancë gjatë marrjes së kamatës nga viktima

Arrestohen dy të dyshuar për ‘Fajde’, u kapën në flagrancë gjatë marrjes së kamatës nga viktima
24/09/2026 - 22:59

Njësia Rajonale e Hetimeve në Gjakovë, njofton se në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda si dhe me njësitë tjera të...

Më shumëDetails

Kurti dhe Gërvalla në stadium për ndeshjen Kosovë-Irlandë

Kurti dhe Gërvalla në stadium për ndeshjen Kosovë-Irlandë
24/09/2026 - 22:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë janë të pranishëm sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ata po e ndjekin nga afër ndeshjen e Kosovës ndaj Irlandës,...

Më shumëDetails

“Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajsinë e tyre”, Endriti flet për bisedën me Thaçin

“Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajsinë e tyre”, Endriti flet për bisedën me Thaçin
24/09/2026 - 22:40

Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajsinë e tyre”, Endrit Thaçi flet për bisedën me Thaçin Sonte në Prishtinë është mbajtur protesta e radhës kundër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Biseda e familjarit të heroit Afrim Bunjaku me Klestor Veselin: “Kadria na maroi këtë…”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, publikohen pikat e rendit të ditës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Goditet grupi i dyshuar për fajde e kanosje në Prishtinë, këta janë tre të arrestuarit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Fituesi merr çelësat e veturës që u dha shpërblim nga Emona Center

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë