Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas Kushtetutës, VV-ja shkel edhe Rregulloren e Kuvendit, qëllimshëm se thirrën seancën as pas 48 orësh

10/08/2026 - 20:33
në Lajme
A A
Pas Kushtetutës, VV-ja shkel edhe Rregulloren e Kuvendit, qëllimshëm se thirrën seancën as pas 48 orësh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vetëvendosje, përveç Kushtetutës dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ka shkelur edhe Rregulloren e Kuvendit, duke mos e vazhduar seancën konstituive brenda afatit prej 48 orësh, siç përcaktohet në Rregulloren e Kuvendit.

Neni 12, paragrafi 5 i Rregullores përcakton se ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë.

Megjithatë, edhe pas kalimit të këtij afati, seanca nuk është thirrur për vazhdim.

Kjo vjen pasi tashmë ka skaduar edhe afati kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin KO124/25.

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se 30-ditëshi pas certifikimit të rezultateve zgjedhore është afati brenda të cilit duhet të konstituohet Kuvendi, dhe jo vetëm afati brenda të cilit duhet të nisë procedura e konstituimit.

Megjithatë, zyrtarët e Vetëvendosjes vazhdojnë të pretendojnë se nuk është shkelur Kushtetuta.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha sot se nëse dikush konsideron se Kushtetuta është shkelur, duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Lirisht le t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Haxhiu.

Edhe Glauk Konjufca ka insistuar se nuk ka shkelje kushtetuese dhe se çështja duhet të adresohet në Gjykatën Kushtetuese.

Kështu, Vetëvendosje i ka bërë thirrje opozitës që ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, ndonëse ekziston tashmë një aktgjykim i kësaj gjykate që përcakton qartë se 30 ditët nga certifikimi i rezultateve janë afati brenda të cilit duhet të përfundojë konstituimi i Kuvendit.

Pavarësisht këtij përcaktimi, Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit kushtetues, ndërsa tani ka kaluar edhe afati 48-orësh i paraparë për ndërprerjen e seancës konstituive.

JU REKOMANDOJMË

Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara
10/08/2026 - 22:18

Gazetari Berat Buzhala ka paralajmëruar për nesër publikimin e një skandali që lidhet me naftën. Në një video paralajmëruese, Buzhala thotë se shteti në tender publik ka favorizuar...

Më shumëDetails

Naftëtarët kërkojnë anulimin e kontrollit të çmimeve: Po dëmtohen bizneset dhe konkurrenca

Naftëtarët kërkojnë anulimin e kontrollit të çmimeve: Po dëmtohen bizneset dhe konkurrenca
10/08/2026 - 21:52

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të produkteve të naftës, duke e vlerësuar atë si të dëmshëm për...

Më shumëDetails

Dukagjin Nikollaj dërgohet një muaj në paraburgim

Dukagjin Nikollaj dërgohet një muaj në paraburgim
10/08/2026 - 21:35

Dukagjin Nikollaj, i shumëkërkuari për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë” lidhur me incidentin e Bon Vivantit, është vënë në paraburgim prej 30 ditësh. Gazeta Insajderi merr...

Më shumëDetails

Artan Behrami: Kurti ka shkelur Kushtetutën, ligjet dhe parimet demokratike, protestat janë të pashmangshme

Behrami: Serbia asnjëherë nuk e ka ndryshuar agjendën luftënxitëse
10/08/2026 - 20:56

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës, ligjeve dhe parimeve demokratike, raporton Gazeta Blic.Përmes një...

Më shumëDetails

“Sharti” i Trumpit: Irani të kompensojë viktimat, pastaj mund të bisedojmë

“Sharti” i Trumpit: Irani të kompensojë viktimat, pastaj mund të bisedojmë
10/08/2026 - 20:51

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar një kusht të ri në negociatat me Iranin, duke kërkuar kompensim nga Teherani për njerëzit që, sipas tij, janë...

Më shumëDetails

Refuzohet kërkesa e LVV-së për biletat e transportit urban, Rama: Jeni dashakëqij, edhe të padijshëm

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
10/08/2026 - 20:19

Sipas aktvendimit të datës 28 korrik 2026, Gjykata Administrative ka refuzuar kërkesën e grupit të asambleistëve të LVV-së për pezullimin dhe ndalimin e prodhimit të efekteve juridike të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shkuan në Bajgorë, kur u kthyen shtëpinë e gjetën të thyer – hajnat marrin ari e para në vlerë 10 mijë euro

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Nga sot deri të mërkurën”, Kuvendi i Kosovës ka një njoftim të rëndësishëm

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kaq po shitet një litër naftë sot

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë