Kryesusi i seancës konstituive Avni Dehari, ka thënë se nuk ka sanksione për afatat e thirrjes së seancave.
Ai ka thënë se seanca thirret kur të ka marrëveshje politike.
Për këtë Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se Kushtetuta e Kosovës përmban së paku 40 afate dhe kufizime kohore operative dhe vetëm për 8 prej tyre, Kushtetuta e përcakton shprehimisht edhe pasojën konkrete juridike të mosrespektimit apo kalimit të afatit.
Cakolli pyeti se sipas kësaj logjike a nënkupton që 80% e afatave nuk janë kushtetuese?
“Kushtetuta e Kosovës përmban së paku 40 afate dhe kufizime kohore operative. Vetëm për 8 prej tyre, Kushtetuta e përcakton shprehimisht edhe pasojën konkrete juridike të mosrespektimit apo kalimit të afatit. Sipas logjikës që po e dëgjojmë së fundi, a i bie që 80% e afateve kushtetuese nuk qenkan detyruese, e rrjedhimisht mosrespektimi apo tejkalimi i tyre nuk paraqet asnjë problem?”, ka shkruar ai.













