Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë paralajmëruar se sot do të shkojnë në Kuvendin e Kosovës duke i bërë thirrje kryesuesit të seancës konstituive të thirrë seancën për vazhdimin e formimit të institucioneve të vendit.
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të shkojnë sot në Kuvend.
Në emisionin “Jehona Politike”, Çitaku konfirmoi përmes një lidhje direkte se PDK-ja do të paraqitet në parlament për të shtyrë përpara mbajtjen e seancës.
“Ne do të shkojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjatë ditës së sotme, dje dhe gjatë ditëve që kemi kaluar, kemi pasur takime intensive me të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha dje Çitaku.












