Gazetari Berat Buzhala ka komentuar edhe njëherë tenderin 15 milionësh që ka fituar IP Petrol e Shaip Mikullovcit, sipas tij me një dokument të falsifikuar kinse nga British Petrol, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai ka thënë se është e çuditshme se si pushteti i ka dhënë tender 15 milionësh Shaip Mikullovcit me një dokument të falsifikuar kurse në anën tjetër deshtën ta rrotullojnë Kosovën për të gjetur vaj palme në qumështin Vita.
“Shaipi është rritur financiarisht në këto 6 vite, duke u bërë, ndoshta, personi më i pasur në Kosovë, me vlerë të jashtëzakonshme të aseteve, kurse nuk është kjo hera e parë që qeveria Kurti e favorizon atë.” – shkruan Buzhala.
Postimi i plotë:













