Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar vizitën e kryeminsitres serbe, Ana Bërnabiq në Kosovë dhe vizitën e Bislimit dhe Nagavcit në Preshevë.
Haziri përmes një postim në Facebook këtë e ka cilësuar si një reciprocitet në vizita, derisa ka kritikuar Bislimin për mostakimin me Arifin, raporton ‘Veriu.info’.
“Zëvendësi i Kurtit i vendosi reciprocitet Serbisë, a reciprocitet të inatit – Medvegjës e Shqiprim Arifit”, deklaroi Haziri.
Postimi i plotë
Rreciprociteti në vizita. Bërnabic në Kosovë, Bislimi në Bujanoc, pak në Preshevë (nuk zhvilloi takim me Shqiprim Arifin), derisa Medvegjën nuk e vizitoi fare.
Zëvendësi i Kurtit i vendosi reciprocitet Serbisë, a reciprocitet të inatit – Medvegjës e Shqiprim Arifit!
Ata ju mirëpresin gjithmonë dhe kur i harroni, por edhe kur nuk ua jepni dy milionë eurot e premtuara!/Veriu.info











