Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, dhe deputeti Eman Rrahmani janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës.
Rrahmani i është drejtuar Golës me fjalët “Ti je rrenacak, mashtrues”.
Ndërsa Gola i është kundërpërgjigjur me një deklaratë ofenduese, duke thënë: “Më shumë ki qime se neurone në tru. S’du me u bo objekt i memeve me njerëz të padishëm.”
Pas debatit, Ardian Gola është larguar nga salla e Kuvendit.













