Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet S.LL., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” si dhe “Kanosja”, bëhet fjalë për deklaratën e dhënë sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës për “pushkatimin” e Ramush Haradinajt.
Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizaur dhe Krimeve të Rënda, “është duke ndërmarrë të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit dhe vërtetimit të plotë të rrethanave të rastit të ndodhur të mërkurën, në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi.











