Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë

27/11/2026 - 13:55
në Lajme
A A
16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, i kishte kërkuar Gjykatës Speciale që gjatë vizitës katër-ditore të tij në Prishtinë, të qëndrojë gjatë gjithë kohës në shtëpinë e tij, pranë familjes.

Por, kjo kërkesë ishte refuzuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Këto detaje janë marrë vesh në një parashtresë që së fundmi është publikuar nga Gjykata.

Prokuroria e Speciales kishte përcaktuar gjithësej 16 kushte strikte, nën regjimin e së cilave, do të ishte mundësia e vetme që Krasniqi të vizitonte familjarët dhe gruan e tij e cila është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Këto janë kushtet që Prokuroria kishte kërkuar t’i imponoheshin Krasniqit gjatë vizitës në Kosovë:

a. KRASNIQI duhet të qëndrojë gjatë gjithë kohës në paraburgimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK);

b. KRASNIQI duhet të mbahet në paraburgim në Kosovë, në objektet e paraburgimit të DhSK-së, gjatë gjithë kohës kur nuk është duke e realizuar vizitën;

c. KRASNIQI duhet të jetë gjatë gjithë kohës nën shoqërimin e zyrtarëve përcjellës;

d. Zyrtarët përcjellës kanë diskrecionin që të marrin çdo vendim që e konsiderojnë të nevojshëm lidhur me vizitën nën kujdestari, bazuar në sigurinë operacionale, përfshirë edhe ndërprerjen e parakohshme të vizitës;

e. KRASNIQI nuk lejohet të qëndrojë vetëm me asnjë person në asnjë moment dhe duhet të jetë vazhdimisht brenda fushëpamjes dhe dëgjueshmërisë së zyrtarëve përcjellës;

f. KRASNIQI nuk lejohet të takohet apo të ketë çfarëdo kontakti me persona të paautorizuar në lokacionin ose lokacionet e përcaktuara dhe të miratuara paraprakisht;

g. Të gjithë personat e paautorizuar duhet të largohen nga lokacioni i caktuar për vizitën gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj;

h. KRASNIQI nuk lejohet të ketë qasje në pajisje komunikimi, laps dhe letër, apo në çfarëdo mjeti tjetër komunikimi, përveç atyre që i mundësohen nga DhSK-ja;

i. KRASNIQI nuk lejohet t’i dorëzojë apo të pranojë sende nga asnjë person;

j. KRASNIQI, anëtarët e familjes së tij, bashkëpunëtorët dhe mbrojtësi i tij duhet të përmbahen nga informimi i çfarëdo pale të tretë për vizitën, para dhe gjatë gjithë qëndrimit të tij në Kosovë;

k. Mbrojtësi duhet t’i informojë anëtarët e familjes së KRASNIQIT, me të cilët ai është i autorizuar të takohet, për detyrimin e tyre që të mos zbulojnë faktin e lirimit të përkohshëm apo ndonjë hollësi tjetër lidhur me të. Gjithashtu, nuk lejohet asnjë kontakt me mediat apo deklaratë publike lidhur me këtë çështje;

l. KRASNIQI nuk lejohet të diskutojë çështjen e tij me askënd, përveçse me mbrojtësin e tij;

m. KRASNIQI nuk lejohet të ketë asnjë kontakt, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, apo të ndërhyjë në çfarëdo mënyre te viktimat ose dëshmitarët, si dhe nuk lejohet të ndërhyjë në asnjë mënyrë në procedurat gjyqësore apo në administrimin e drejtësisë;

n. KRASNIQI nuk duhet të kërkojë qasje të drejtpërdrejtë në dokumente dhe as të shkatërrojë prova;

o. KRASNIQI duhet t’i përmbahet rreptësisht çdo urdhri të mëtejshëm të Trupit Gjykues që ndryshon kushtet e vizitës së tij nën kujdestari ose e ndërpret atë;

p. Çdo shkelje e këtyre kushteve nga KRASNIQI, mbrojtësi i tij apo anëtarët e familjes së tij do të rezultojë në ndërprerjen e menjëhershme të lirimit të përkohshëm.

OSE

JU REKOMANDOJMË

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë
27/11/2026 - 13:28

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e Ditës së Forcës.Çitaku...

Më shumëDetails

Black Friday në Kosovë, MINT del me një paralajmërim për qytetarët

Black Friday në Kosovë, MINT del me një paralajmërim për qytetarët
27/11/2026 - 13:25

Departamenti për mbrojtjen e konsumatorit në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me blerjet që bëjnë...

Më shumëDetails

Isa Mustafa kritikon debatin për vrasjet e pasluftës: Nuk i shërben kësaj çështjeje

27/11/2026 - 12:41

Tema e vrasjeve të pasluftës në Kosovë është rikthyer në qendër të vëmendjes publike. Lidhur me këtë çështje ka folur edhe ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa...

Më shumëDetails

I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?

I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?
27/11/2026 - 12:36

Gjeneralmajor Enver Cikaqi, i shkolluar ushtarakisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të jetë komandanti i ri i FSK-së. Gazeta Nacionale ka...

Më shumëDetails

Dështon seanca gjyqësore ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve

Dështon seanca gjyqësore ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve
27/11/2026 - 12:16

Ka dështuar edhe seanca e sotme e paraparë për t’u zhvilluar në Gjykatë Themelore në Prishtinë për rastin e rezervave shtetërore, ndaj ish-ministres Rozeta Hajdari dhe tre të...

Më shumëDetails

Tahiri akuzon VV-në për “kryeneçësi” lidhur me humbjen e fondeve: Besimi i BE-së dhe SHBA-së ka humbur

Tahiri kërkon reformë zgjedhore: Balotazhi s’i shërbeu askujt, dalja në zgjedhje s’është reale
27/11/2026 - 11:33

Fondet që Kosova nuk arriti t’i përfitojë nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, e të cilat pritet t’u shpërndahen vendeve të tjera të rajonit, janë dëshmi e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Vrasja e trefishtë në Gllogjan, vëllai i të miturit: Ne e dimë kush e bëri, fjalën tonë e mbajtëm, tash është radha…

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ushtarakë serbë vijnë në Prishtinë për takim me homologët e tyre në KFOR, s’dihet se si u futën në Kosovë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dyshime për keqpërdorime në kontratën 2 milionëshe me “Caritas Kosova”, Krimet Ekonomike ‘zbarkojnë’ në Komunën e Fushë-Kosovës?

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë