Pas konferencës, deputetët e PDK-së janë zhvendosur në Kuvend, ku po vazhdojnë aksionin e tyre lidhur me situatën e krijuar rreth konstituimit të legjislativit.
Në kuadër të këtij aksioni, Gruda ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës konstituive, duke kërkuar që procesi i konstituimit të Kuvendit të vazhdojë.
PDK-ja ka kritikuar zvarritjen e procesit të konstituimit dhe ka kërkuar që Kuvendi të funksionalizohet dhe të zgjedhen organet e tij.












