“Pronet Academy”, e diskualifikuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) për tetë muaj, fitoi tre tenderë përgjatë kohës sa ishte në listë të zezë.
Operatori ekonomik Pronet Academy SH.P.K., ishte përjashtuar nga pjesëmarrja në procedura të prokurimit për një periudhë prej nëntë muajsh, pasi kishte deklaruar të dhëna të pasakta në një procedurë të Komunës së Graçanicës, shkruan Insajderi.
Pronet Academy ishte skualifikuar për shkak të mospërputhjes mes çmimit të ofruar dhe vlerës së kontratës së mëparshme. Në rastin e kontratës për shërbime të mirëmbajtjes së përkthimit me Komunën e Graçanicës, operatori kishte deklaruar vlerën 15,000 euro, ndërsa kontrata reale ishte në vlerën 4,655 euro.
I njëjti biznes ka përfituar kontrata të tjera publike.
E para ishte kontratë për shërbime të përkthimit me Komunën e Graçanicës, në vlerë prej 15 mijë eurosh.
E dyta ishte një projekt marketingu me Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, në vlerë prej 4 mijë e 655 eurosh.
Kontrata e tretë, në vlerë prej 4 mijë e 749 eurosh, ishte lidhur me Komunën e Lipjanit për shërbime të akomodimit.
Vlen të potencohet se kontrata e dhënë nga Komuna e Graçanicës për shërbimet e punësimit të dy përkthyesve ishte ndërprerë.















