Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

13/08/2026 - 12:18
në Lajme
A A
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave pas përfundimit të hetimeve për zjarrvënien në diskotekën ‘’Gate Club’’ dhe për një tjetër incident hakmarrjeje. Përmes kësaj aktakuze, organi i akuzës bën të ditur se dëmi i përgjithshëm material i shkaktuar nga këto veprime kriminale kap vlerën e pothuajse një milion eurove.

Sipas dosjes së prokurorisë, më 14 shkurt të vitit 2025, rreth orës 04:53, në rrugën ‘’Epiri’’ përgjatë zonës industriale Prishtinë-Fushë Kosovë të pandehurit SH.T. dhe F.S., në bashkëkryerje dhe me dashje, i kanë vënë zjarrin objektit të diskotekës ‘’Gate Club’’. Ky veprim kriminal pretendohet se është kryer pas shtytjes nga i pandehuri RR.A., i cili u kishte premtuar një shpërblim prej 3.000 eurosh. Si pasojë e kësaj zjarrvënieje, pronarëve të dëmtuar u është shkaktuar një dëm i madh material prej 969.435 eurosh.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se zjarri në diskotekë nxiti një tjetër akt kriminal disa muaj më vonë. Përgjatë periudhës kohore nga muaji shtator deri më 16 nëntor 2025, të pandehurit B.H. dhe I.M., duke vepruar në marrëveshje edhe me persona të tjerë, kanë shtyrë me dashje një person ende të paidentifikuar për t’u hakmarrë ndaj të dëmtuarit me inicialet S.S. Ata konsideronin se arrestimi i SH.T. dhe F.S. kishte ardhur si rezultat i veprimeve të këtij të fundit.

Si rrjedhojë e kësaj shtytjeje, personi i paidentifikuar i ka vënë zjarrin automjetit të llojit ‘’Range Rover’’ në pronësi të S.S., duke i shkaktuar atij një dëm material prej 54.892,72 eurosh. Për të gjitha këto veprime, Prokuroria ngarkon SH.T. dhe F.S. për veprën penale ‘’Zjarrvënia’’, ndërsa B.H., I.M. dhe RR.A. akuzohen për ‘’Shtytje nga zjarrvënia’’. Veç kësaj, i pandehuri F.S. do të përballet edhe me akuzën për ‘’Pengim të të provuarit apo procedurës zyrtare’’.

JU REKOMANDOJMË

Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?

Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?
13/08/2026 - 14:11

Një person me inicialet F. S. është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”. Me vendim...

Më shumëDetails

Tahiri: Prokuroria të veprojë, po shkelen normat juridike në Kosovë

Tahiri: Prokuroria të veprojë, po shkelen normat juridike në Kosovë
13/08/2026 - 14:05

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se institucionet e drejtësisë, përfshirë Prokurorinë, duhet të veprojnë për situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës. Tahiri tha se Kuvendi është...

Më shumëDetails

Lushaku: Dje ishim në Kuvend, por s’duam që të shkojmë drejt përçarjes qytetare dhe konfliktit

Lushaku: Kurti po prodhon kriza për të qeverisur i pambikëqyrur, tipike autoritare
13/08/2026 - 14:03

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, para mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie ka deklaruar se kanë qenë në Kuvend të mërkurën, mirëpo si parti nuk kanë dashur...

Më shumëDetails

Bashkë në konferencë, PDK-ja i fton partitë të shkojnë nesër në Kuvend, Aleanca i përgjigjet pozitivisht

Bashkë në konferencë, PDK-ja i fton partitë të shkojnë nesër në Kuvend, Aleanca i përgjigjet pozitivisht
13/08/2026 - 14:00

Partia Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje partive të tjera parlamentare që nesër në orën 11:00 të shkojnë në Kuvend. Pasi kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari...

Më shumëDetails

Deklarata e Zelenskyt, Rama: Po, Ukraina e ka gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë s’vihet në pikëpyetje

Deklarata e Zelenskyt, Rama: Po, Ukraina e ka gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë s’vihet në pikëpyetje
13/08/2026 - 13:58

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me deklaratën e para disa ditëve të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili gjatë vizitës në Serbi, ka thënë...

Më shumëDetails

Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet tona i bëjmë publike pas takimit

Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet tona i bëjmë publike pas takimit
13/08/2026 - 13:39

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka deklaruar se mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar është mbledhje e zakonshme, raporton Ekonomia Online. “Është takimi i grupit parlamentar, natyrisht për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Mërgimtari hyn “i përgatitur” në Kuvend, bën thirrje skandaloze për pushkatimin e Ramush Haradinajt

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Në shtëpi iu gjetën armë nga Policia e Kosovës – Serbi Nenad Rashkoviq dyshohet se fshehë armë që janë përdorur në Mas’akrën e Kalludrës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Tensionet në Kuvend, PDK merr këtë vendim!

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë